Bota

Zbardhen KABLLOGRAMET! Ambasadori i SHBA në Kosovë ankohet në Washington: Ka shumë qen endacakë, janë agresivë kur duan u

21 Shkurt 2021, 14:26 Nga DOSJA
Zbardhen KABLLOGRAMET! Ambasadori i SHBA në Kosovë ankohet në

PRISHTINË– Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është ankuar në Ëashington për gjendjen në të cilën jeton stafi i tij. Në një kabllogram të zbuluar nga media Politico, Kosnett shkuan se stafi i ambasadës është i zhgënjyer pasi më shumë se 20% janë infektuar dhe vaksinat nuk po duken askund në ‘horizont’.

Por ankesat nuk përfundojnë këtu, Kosnett shton se Kosova është vend i vështirë për të shërbyer, me ndotje të lartë të ajrit, pak hapësira të gjelbra, pak mundësi për aktivitete në natyrë dhe me infrastrukturë të keqe.

Një kabllogram i 15 shkurtit i nënshkruar nga Ambasadori Philip Kosnett – dhe i marrë nga kolegu Nahal Toosi – paraqet zhgënjimet në ambasadën në Prishtinë, Kosovë, e cila është “afër pikës së thyerjes”. Afërsisht “20 përqind e punonjësve të ambasadës janë infektuar me Covid-19. Hej, të gjithë jemi duke luftuar, por të paktën jini mirënjohës që nuk keni pse të merreni me “tufat e kudogjendura të qenve endacakë”. Në Prishtinë mund të jenë “agresivë kur gjuajnë për ushqim,”-shkruhet në artikull.

Pas publikimit të artikullit në mediat vendase dhe ato të Kosovës, ende nuk ka pasur asnjë reagim nga kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove philip kosnett kosove philip kosnett

Sondazh

Poll