Bota

Gruaja vdes 2 muaj pas transplantit të mushkërive, dhuruesi ishte i infektuar me Covid-19

21 Shkurt 2021, 14:16 Nga DOSJA
Gruaja vdes 2 muaj pas transplantit të mushkërive, dhuruesi ishte i

SHBA– Një grua nga Miçigani i SHBA-së, humbi jetën dy muaj pas një transplanti të mushkërive, pasi rezultoi se dhuruesi ishte infektuar me koronavirus, edhe pse testet fillesatre e nxorrën negativ.

Sipas NBC News, zyrtarët në Shkollën Mjekësore të Universitetit të Miçiganit besojnë se mund të jetë rasti i parë i konfirmuar i transmetimit të koronavirusit përmes një transplantimi organi.

Nga raporti i botuar në Revistën Amerikane të Transplantit, tre ditë pas transplantimit, marrësi pa emër pati ethe, presioni i saj i gjakut ra dhe ajo pati probleme me frymëmarrjen. Dhuruesi u testua brenda 48 orësh pasi ishte dhënë OK për transplantin, megjithëse nuk u bë asnjë test në traktin e poshtëm të frymëmarrjes. Vetëm më vonë u zbulua se dhuruesi kishte Covid, kur lëngu nga mushkëritë u testua për koronavirus.

Dr Daniel Kaul, drejtor i shërbimit të sëmundjes infektive të transplantit të Michigan Medicine, tha se mushkëritë nuk do të ishin përdorur kurrë për transplantim nëse do ta kishin ditur se donatori ishte infektuar me Covid-19. Shëndeti i gruas u përkeqësua shpejt, me disa nga organet e saj të cilat nuk po funksiononin më. Ajo u vendos në intubim dhe vdiq 61 ditë pas transplantit.

Raporti sugjeroi që qendrat e transplantimit dhe organizatat e prokurimit të organeve duhet të testojnë traktin e poshtëm të frymëmarrjes nga dhuruesit e mundshëm të mushkërive.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll