Bota

Një numër i lartë zyrtarësh kanë ndërruar jetë nga Covid-19/OBSH-ja i bënë thirrje qeverisë në Tanzani të raportoj r

21 Shkurt 2021, 14:07 Nga DOSJA
Një numër i lartë zyrtarësh kanë ndërruar

TANZANI-Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Tanzanisë të raportoj të dhënat e rasteve të infektimeve me koronavirusit. Sipas BBC, thirrja e OBSH-së vjen, pasi një numër i lartë zyrtarësh të qeverisë kanë ndërruar jetë.

Tanzania është një nga vendet e pakta në botë që nuk publikon të dhëna për rastet e Covid-19. Kjo e bën të vështirë të dihet shkalla e përhapjes së koronavirusit në Tanzani. Ndërkohë, që drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se një numër i lartë personash nga tanzania që kanë udhëtuar jashtë vendit kanë rezultuar pozitiv. Sipas tij kjo sjell nevojën për ndërmarrjen e masave urgjente.

Kjo nënvizon nevojën që Tanzania të ndërmarrë veprime të fuqishme si për të mbrojtur njerëzit e tyre dhe për të mbrojtur popullatat në këto vende dhe më gjerë,”-ka thënë ai.

Lajmi kryesor:COVID s’ka të ndalur/ Mbi 111 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur në botë, SHBA mban vendin e parë edhe pse ka raportuar numrin më të vogël të shtrimeve në spitale

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne tanzani tanzani covid-19 ne tanzani tanzani

Sondazh

Poll