Bota

COVID s’ka të ndalur/ Mbi 111 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur në botë, SHBA mban vendin e parë edhe pse ka raportuar numrin më të vogël të shtrimeve në spitale

Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 111 milion raste të reja, dhe mbi 2,4 milion të vdekur, ku SHBA vazhdon të mbetet në vend të parë.
Featured image of article: COVID s’ka të ndalur/ Mbi 111 milion të infektuar dhe 2,4 milion të vdekur në botë, SHBA mban vendin e parë edhe pse ka raportuar numrin më të vogël të shtrimeve në spitale Foto Ilustruese
Përditësuar:

BOTË–  Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në’luftë’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 111 milion raste të reja, dhe mbi 2,4 milion të vdekur, ku SHBA vazhdon të mbetet në vend të parë.

Aktualisht në SHBA janë 28 milion raste në total që nga fillimi i pandemisë, gati 3-fishi se vendi i dytë Japonia e cila regjistron 10 milion raste në total. Po ashtu edhe përsa i përket numrit të viktimave SHBA-ja ka kaluar mbi 500 mijë të vdekur ga COVID e ndjekur nga Brazili me gati 250 mijë të vdekur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht të dhënave të fundit, SHBA ka raportuar sot numrin më të vogël të shtrimeve në spitale krahasuar me Nëntorin ku ishte kulmi i përhapjes së pandemisë. Nga të dhënat e fundit rezultojnë përafërsisht 60 mijë të shtruar në spitalet COVID, gati gjysma e shtrimeve të 4 muajve më parë.

 

  • 23:05

    NHS-ja në Britaninë e Madhe merr vendim, personat me HIV do të vaksinohen kundër Covid-19 në fazën e gjashtë

    Personat që janë të sëmurë me HIV në Angli do të vaksinohen kundër Covid-19, pa i treguar mjekut të përgjithshëm sëmundjen që vuajnë në mënyrë që të marrin përparësi. Sipas TheGuardian, këta persona do të vaksinohen në fazën e gjashtë të shpërndarjes, pas personave të moshës mbi 65 vjeç. Ekziston frika se disa njerëz me HIV, që mund të jenë pozitiv me Covid-19, ka mundësi të përfundojnë duke pritur me muaj për të marrë dozat, pasi disa nuk i tregojnë mjekut të tyre të përgjithshëm për shkak të frikës. Pas shqetësimeve të ngritura nga aktivistë dhe ekspertë, Shërbimin Shëndetësor Kombëtar  (NHS) në Anglia ka ndryshuar politikën e saj, duke lejuar klinikat e HIV-it të referojnë pacientët për një vaksinë pa njoftuar mjekun e tyre të përgjithshëm.

  • 21:01

    Covid-19/ Organizata joqeveritare “Nochlezhka”, nis vaksinimin e të pastrehëve në Shën Petersburg

    Një organizatë bamirësie ka filluar vaksinimin kundër Covid-19, për të pastrehët në Shën Petersburgut. Sipas TheGuardian, dyzet njerëz të pastrehë, morën dozat e para nga organizata joqeveritare Nochlezhka. “Këtu ka shumë njerëz në rrezik. Është e rëndësishme që ata të vaksinohen. Edhe pse shifra zyrtare e njerëzve të pastrehë që jetojnë në qytetin rus prej pesë milion banorësh është 15,000, mendoj se numri real është të paktën dyfishi i tij.”tha Taysia Suvorova anëtare e Nochlezhka. Galina Ivanovna një 57-vjeçare është shprehur e lumtur që e ka marrë vaksinën. “Disa njerëz kanë thënë gjëra të diskutueshme në lidhje me vaksinën, por unë mendoj se ka më shumë përparësi sesa negative. Unë jam shumë i lumtur ta bëj atë,”-ka thënë ajo, pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës. Që prej fillimit të pandemisë në Rusia janë regjistruar mbi 4.6 milion raste infektimi me Covid-19 dhe kanë ndërruar jetë 83,293 pacientë.

  • 20:44

    Gjermani hap shkollat në 10 rajone! Ministri i Shëndetësisë: Virusi nuk po na e bën më të lehtë, do e monitorojmë

    Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn ka bërë thirrje për kujdes ndaj qytetarëve në një kohë kur shkollat po përgatiten të rihapen pavarësisht numrit në rritje të rasteve të koronavirusit. “Virusi nuk po na e bën më të lehtë. Ne po shohim që numrat po rriten përsëri. Kjo është e bezdisshme dhe sjell disa pasiguri. Kjo është arsyeja pse kujdesi, testimi dhe vaksinimi duhet të vazhdojnë të na drejtojnë rrugën tonë,”– tha Spahn për median gjermane ARD. The Guardian shkruan se vendi ka parë një rritje të lehtë të rasteve kohëve të fundit pas një bllokimi të pjesshëm që u vendos në mes të nëntorit. Rritja i është atribuar variantit më të transmetueshëm të koronavirusit, atij britanik. Shkollat ​​dhe çerdhet do të rihapen në 10 rajone të Gjermanisë, duke nisur nga e hëna. Por me kufizime si mbajtjen e maskave dhe ventilimin. Autoritetet vendase, tha se efekti i rihapjes së shkollave do të monitorohet nga afër.

  • 18:59

    Izraeli hap disa prej bizneseve, ngrihen shqetësime, ka vende që lejohen vetëm personat që kanë marrë të dyja dozat

    Izraeli ka hapur disa prej bizneseve ditën e sotme. Ndërkohë, sipas The Guardian, në disa vende u lejuan të hynin vetëm persona që kishin marrë dy doza të vaksinave anti-Covid. Qeveria ka filluar ngadalë heqjen e kufizimeve që janë në fuqi që nga dhjetori, kur Izraeli hyri në bllokimin e tij të tretë. Qendrat e shitjes me pakicë dhe ato tregtare u lejuan të hapen, me kufizime në numrin e klientëve. Sidoqoftë, palestrat, pishinat, hotelet dhe disa qendra kulturore janë në dispozicion vetëm për ata që kanë marrë një “leje të gjelbër”, ku tregohet se janë imun ndaj virusit. Kjo skemë ka ngritur shqetësime, pasi disa e shohin si diskriminuese ndaj njerëzve që nuk kanë marrë vaksinën, ndërsa të tjerët e vlerësojnë atë si një mënyrë të mundshme për të rihapur ekonomitë pasi shumica të jenë vaksinuar.

  • 17:52

    SHBA/ Anthony Fauci thotë se amerikanët mund të mbajnë maskat deri më 2022

     

    Anthony Fauci,

    Zyrtari amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha të Dielën se është e mundur që amerikanët mund të mbajnë ende maska ​​në 2022, por që masat për të ndaluar përhapjen e Covid-19 do të ulen gjithnjë e më shumë ndërsa administrohen më shumë vaksina. Sipas The Guardian, afërsisht një vit që kur u regjistrua vdekja e parë e njohur e shkaktuar nga Covid-19 në SHBA, vendi arriti mbi 500,000 vdekjeve nga virusi. SHBA-të kanë regjistruar 497,670 vdekje nga koronavirusi deri më sot, sipas Universitetin Johns Hopkins. Të Shtunën, vendi regjistroi 1,831 vdekje të mëtejshme dhe 1,080 një javë më parë.

  • 17:09

    “Lufta me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut”/ Kryeministri Zaev: Kemi porositur vaksinat ruse “Sputnik”

    Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku ka deklaruar se ka porositur vaksinat ruse kundër coronavirusit. Sipas Ina, Zaev ka shtuar se janë bërë porositë dhe marrëveshjet për vaksinat, në mënyrë që procesi i vaksinimit të vazhdojë me shpejtësi. “A do të porositnim nga Sputnik? Po, dhashë udhëzime dhe siç na njoftuam, kanë kapacitet prej 100 mijë vaksinave. Janë vendosur kontakte me qëllim që procesi i vaksinimit të mbulohet dhe të vazhdohet me dinamikën e paraparë,”-ka thënë Zaev. Që prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 99,285 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 3,063 pacientë. Ndërkohë, që nga fillimi i vaksinimit më 17 shkurt deri sot në Maqedoni janë vaksinuar 764 punonjës shëndetësorë.

  • 17:45

    “Mos ejani në qytet”/ Kryetari i komunës së Nicës bën thirrje turistëve të mos vizitojnë vendin: Ne jemi të lumtur t’iu presim pasi të fitojmë betejën me Covid-19

    Kryetari i Komunës së Nicës në Francë, Christian Estrozi po bën thirrje për një bllokim gjatë fundjavave për të ndaluar fluksin e vizitorëve, duke vënë në dukje se turistët janë të mirëpritur në kushte normale, por qyteti duhet të përqendrohet në trajtimin e rritjes së rasteve të infektimit me Covid-19. “Ne kemi nevojë për masa të forta që shtrihen përtej shtetrrethimit mbarëkombëtar në orën 18:00, ose një shtetrrethim më i rreptë ose një bllokim i pjesshëm dhe i përkohshëm. Një bllokim në fundjavë do të kishte kuptim, do të ndalonte fluksin e vizitorëve. Moti është i mirë, të gjithë po nxitojnë të vijnë këtu. Një bllokim në fundjavë do ta ndalonte këtë, pa ndalur aktivitetin ekonomik në qyteti,”-ka thënë ai. Gjithashtu, Estrozi ka theksuar se numrat e infektimit janë rritur për shkak të fluksit masiv të turistëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve. Sipas tij, vendi është i lumtur të pres turist gjatë verës, por pasi të ketë fituar betejën me Covid-19, për momentin ai i ka bërë thirrje turistëve që të mos shkojnë në qytet. “Fluturimet ndërkombëtare në qytet ishin rritur nga 20, një ditë para Krishtlindjes, në 120 gjatë pushimeve. Ne do të jemi të lumtur të presim shumë turistë këtë verë, posa të fitojmë këtë betejë, por është më mirë të kemi një periudhë kur themi Mos vini këtu, nuk është koha e duhur. Mbrojtja e Nicës është përparësia ime,“-ka theksuar ai. Që prej fillimit të pandemisë në Francë janë shënuar 3,583,135 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 84,147 pacientë.

  • 15:54

    Vaksinimi në Britaninë e Madhe/ Sekretari i shëndetësisë Hancock: Një në tre të rritur kanë marrë dozat anti-Covid

    Matt Hancock

    Një në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë vaksinën. Sipas BBC, Sekretari i shëndetit Matt Hancock, ka deklaruar se një në tre të rritur në Britaninë e Madhe ka bërë vaksinën, ku dhe ka shkuar se dozat kanë qenë efektive ndaj variantit ekzistues dhe mutacionit. Gjithashtu, ai ka sjell në vëmendje, se masat që janë marrë kanë bërë që të ulet numri i infektimeve. “Që nga ky mëngjes, një në tre të rritur nga të gjithë të rriturit në të gjithë vendin janë vaksinuar është një lajm i mrekullueshëm. Ne kemi besim se vaksina funksionon në mënyrë efektive si ndaj llojit të vjetër që ka qenë këtu për disa kohë ashtu edhe ndaj të ashtuquajturës variant Kent, i cili tani është burimi kryesor i infeksionit në këtë vend. Ne ende nuk kemi besimin se vaksina është aq efektive ndaj variantit të Afrikës së Jugut dhe variantit të parë për herë të parë në Brazil, por mendojmë se masat që kemi marrë si gjurmimi i përmirësuar i kontaktit ashtu edhe masat në kufi po zvogëlojnë ato variante të reja këtu,”-ka thënë ai. Po ashtu, ka shtuar se në të dhënat e fundit është zbuluar se deri më tani në vend janë gjetur rreth 300 raste të infektimit me mutacionin e Afrikës së Jugut.

  • 14:56

    Një numër i lartë zyrtarësh kanë ndërruar jetë nga Covid-19/OBSH-ja i bënë thirrje qeverisë të raportoj rastet e infektimeve

    Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Tanzanisë të raportoj të dhënat e rasteve të koronavirusit. Sipas BBC, thirrja e OBSH-së, pasi një numër i lartë zyrtarësh të qeverisë kanë ndërruar jetë.   Tanzania është një nga vendet e pakta në botë që nuk publikon të dhëna për rastet e Covid-19. Kjo e bën të vështirë të dihet shkalla e përhapjes së koronavirusit në Tanzani. Ndërkohë, që drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se një numër i lartë personash nga tanzania që kanë udhëtuar jashtë vendit kanë rezultuar pozitiv. Sipas tij kjo sjell nevojën për ndërmarrjen e masave.  “Kjo nënvizon nevojën që Tanzania të ndërmarrë veprime të fuqishme si për të mbrojtur njerëzit e tyre dhe për të mbrojtur popullatat në këto vende dhe më gjerë,” tha ai

  • 13:20

    Vaksina AstraZeneca mbërrin në Serbi, vendi i parë në rajonin e Ballkanit që merr furnizimet

     

    Foto Ilustruese

    Një dërgesë prej 150,000 vaksinash COVID-19 të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit mbërritën në aeroportin e Beogradit të Dielën, duke e bërë Serbinë vendin e parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që merr furnizimet e vaksinës. Sipas The Guardian, vaksinat, të cilat mbërritën në një avion të Turkish Airlines nga Stambolli, u prodhuan në Indi, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili shkoi në aeroport për të pritur dërgesën. Vuçiç tha se një dërgesë tjetër prej 150,000 vaksinash pritet në 12 javë kohë. “Kjo vaksinë u zhvillua nga një ekip i ri në Universitetin e Oksfordit i cili gjithashtu përfshiu të rinj nga Serbia,”– u tha ambasadori britanik Sian MacLeod gazetarëve në aeroport. Më shumë se 730,000 njerëz, ose pak më shumë se 10% e popullsisë, janë vaksinuar kundër COVID-19 që nga dhjetori me një ose dy doza të vaksinave të disponueshme në Serbi. Sipas programit shtetëror të vaksinimit, serbët kanë qenë në gjendje të zgjedhin midis vaksinave nga Pfizer-BioNTech, Sinopharm të Kinës ose Sputnik V të Rusisë.

  • 13:18

    Vaksina e AstraZeneca në Itali, kompania zotohet: Brenda tri mujorit të parë do të shpërndajmë 4.2 milionë doza

    Foto Ilustruese

    Kompania AstraZeneca thotë se po punon për të përmbushur angazhimin për të shpërndarë 4.2 milion doza në Itali në tremujorin e parë të vitit 2021, me synimin për të tejkaluar 5 milion në të dytin.“Me dorëzimin e tretë i cili u zhvillua dje, ne jemi të kënaqur që kemi dorëzuar tashmë më shumë se 1 milion doza. Tre dërgesa të tjera janë planifikuar për javët e ardhshme për 1 milion doza shtesë dhe dërgesat e mëtejshme për të arritur më vonë këtë muaj. gjithsej pritet për tremujorin e parë “,- tha AstraZeneca. Sipas La Republica, gjatë ditës së premte u bë edhe dorëzimi i tretë, me rreth 1 milion doza të vaksinës Covid, dhe 1 milion doza të tjera pritet të dorëzohen gjatë javëve të ardhshme. Italia ka pësuar një rritje të ndjeshme të infektimeve. Vetëm ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi mbi 14 mijë raste me Covid dhe  251 viktima në 24 orë.

  • 13:17

    Paralajmërojnë ekspertët, Gjermania mund të përballet me valën e tretë për shkak të përhapjes së varianteve të reja

     

    Foto Ilustruese

    Pas vendimit për të hapur shkollat ditën e Hënë në dhjetë shtete federale të Gjermanisë, ka të dhëna në rritje se vendi mund të goditet nga një valë e tretë e koronavirusit. Sipas The Guardian, pavarësisht masave të marra dhe bllokimit të rreptë, numri i rasteve të reja çdo ditë nuk ka pësuar asnjë ulje apo përmirësim të situatë. Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak të varianteve të reja të përhapura në vend. Agjencia Gjermane e Shtypit raporton se punonjësit e kopshtit ditor dhe të shkollës fillore janë në grupin tre dhe për këtë arsye ndoshta nuk do të marrin vaksinën deri nga vera. Kancelarja Angela Merkel dhe krerët e qeverisë së shteteve federale i kishin kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë në takimin e tyre të fundit nëse është e mundur që këta punonjës të spostoheshin dhe të afroheshin më shumë në listën e përparësive.

  • 13:16

    Shtrimet në spitalet Covid në SHBA janë në nivelin më të ulët që nga Nëntori, gati 55% më pak pacientë nga kulmi i pandemisë

     

    Foto Ilustruese

    Shtrimet në spital në Covid-19 në Shtetet e Bashkuara janë në nivelin më të ulët që nga fillimi i nëntorit, kur vendi pësoi dhe rritjen më të lartë të rasteve të infektimit dhe vdekjeve nga Covid. Sipas CNN, rreth 59,800 pacientë me  Covid-19 ishin në spitalet e SH.B.A. të Premten,  rreth 55% më pak nga kulmi i pandemisë më 6 Janar ku raportohet se ishin 132,470 të shtruar. Shifrat e së Premtes janë të parat nën 60,000 që nga 9 Nëntori, kur rastet e përditshme, shtrimet në spital dhe vdekjet ishin në rritje. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë thënë që varianti më i transmetueshëm i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë lloji dominues në SH.B.A. deri në muajin e ardhshëm. Sipas CDC, mbi 61 milion doza të vaksinës koronavirus janë administruar në SH.B.A. deri më tani, me mbi 17 milion njerëz që i kanë marrë të dy dozat.

Shto Koment