Politike

“Njëqind dështimet e Edi Ramës”/ Basha: Premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet, sot më e larta

21 Shkurt 2021, 10:26 Nga DOSJA
“Njëqind dështimet e Edi Ramës”/ Basha: Premtoi uljen

TIRANË- Kryetari i opozitës Lulzim Basha, në një postim qëka bërë në rrjetet sociale shkruan se Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë elektrike, por sipas tij ky premtim nuk është mbajtur.

Duke u bzuar tek të dhënat që ka nxjerr ‘Eurostat’, Basha shkruan se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon sa i përket energjisë.

“62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”.- shkruan Basha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll