Aktualitet

EMRI/ Plagosi me thikë kunatin e tij pas SHERRIT, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

20 Shkurt 2021, 16:59 Nga DOSJA
EMRI/ Plagosi me thikë kunatin e tij pas SHERRIT, arrestohet

TIRANË– Petrit Avdillari, 27 vjeç dhe banues në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur me thikë kunatin, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Pas dy ditësh i shpallur në kërkim, Avdillari është arrestuar. Mbrëmjen e të enjtes, Avdillari u konfliktua me të shoqen dhe e dhunoi atë. Mes çiftit ndërhyri kunati i Avdillarit, Denis Ziu, por sherri mes tyre degradoi.

27-vjeçari mori thikën dhe ia nguli tre herë Ziut duke e lënë të plagosur. Tashmë ai është në pranga dhe do të vendoset para drejtësisë, ndërsa Ziu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 18.02.2021. Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari. Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis ziu petrit avdillari plagosje ne laprake denis ziu petrit avdillari plagosje ne laprake

Sondazh

Poll