Solli xhaxhain me Covid-19 nga Saranda në Tiranë, qytetari: Mbaroi bombola e oksigjenit rrugës, mezi arriti
20 Shkurt 2021, 16:47Nga DOSJA
TIRANË– Një qytetar ka deklaruar se xhaxhai i tij i infektuar me Covid-19 mezi ka arritur nga Saranda për në Tiranë, ku dhe do të shtrohej në spital. Në një prononcim për mediat, qytetari dëgjohet të thotë se auto-ambulancës, i ka mbaruar bombola me oksigjen rrugës dhe xhaxhai i tij mezi merrte frymë.
“Kam xhaxhain, tani sa erdhi. Mezi e solla. Me oksigjenin e fundit mezi arriti. Ishim rrugës për në Tiranë. Mbaroi bombola rrugës, ja mu këtu ku ishim. Ka një muaj që rri në shtëpi i infektuar,”- thotë ai.
Denoncimet e tilla sa vijnë e shtohen çdo ditë. Një ditë më parë, një grua bërtiste para Infektivit sepse nuk dinte nëse e kishte nënën e saj gjallë apo jo.
Vetëm dy ditë më parë, vajzat e Rifat Lalos denoncuan publikisht se babai i tyre vdiq në karrige, pas asnjë përkujdesje, por u ndoqën penalisht. Nga ana tjetër, bilanci i të infektuarve se vjen e rritet bashkë me numrin e viktimave. Sot u regjistruan 17 jetë të humbura dhe 1153 raste të reja.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– 1 mijë e 653 viktima, 34 mijë e 876 të infektuar aktivë dhe 62 mijë e 533 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pand...
KRUJË– Elvis Elezi, personi që u dhunua barbarisht dy ditë më parë në një lokal në Krujë, është një person me precedentë penalë. Dosja.al ka mësuar se Elez...
LEZHË– Mhill Gega, është dënuar me burg ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës pasi përplasi me makinë për vdekje Mark Gjetën. Për shkak të disa konflikteve pë...
TIRANË– Blerta Josifi po i rikthehet jetës normale. Afro një muaj më parë, ajo është punësuar si arkiviste pranë Arkivit të Shtetit, ndërsa po qëndron në b...
TIRANË-Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar me forcë dhe dhunuar një të ri në Tiranë pasi nuk kishte maskë. Ngjarja ka ndodhur pranë Biblotekës Kombët...