Dy punëtorët ranë dje nga skela, arrestohet pronari i objektit në Lezhë, i zbulohet ndërtimi pa leje
20 Shkurt 2021, 15:07Nga DOSJA
LEZHË– Një 62-vjeçar me inicialet Gj.D., është vënë në pranga pasi akuzohet për ndërtim pa leje. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se 62-vjeçari është pronari i një godine që po ndërtohet në Lezhë, nga skela e të cilës, ranë dje dy punëtorë.
Gjatë verifikimit në vendin e ngjarjes, efektivët kanë konstatuar se godina që po ndërtohej, ku dhe po punonin dy punonjësit, është pa leje. Për pasojë, 62-vjeçari u vu në pranga.
Njoftimi i policisë:Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 62 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Ky shtetas ka punësuar për ndërtimin e një objekti banimi, shtetasit I. Rr. dhe S. Rr., banues në Kosovë, të cilët punonin të paregjistruar në objektin që ishte në shkelje të lejes ndërtimore. Paraditen e djeshme, shtetasit I. Rr. dhe R.Sh., duke punuar kanë rënë nga skela dhe kanë marrë dëmtime. Këta shtetas janë dërguar për të marë mjekim në spitalin rajonal Lezhë.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë. Imet dhe Skënder Reshaku, 49 dhe 50 vjeç nga Kosova. Sipas të dhënave, dy punëtoret u rrëzuan duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme, pasi soleta u shemb në momentin kur po hidhej betoni. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Blerta Josifi po i rikthehet jetës normale. Afro një muaj më parë, ajo është punësuar si arkiviste pranë Arkivit të Shtetit, ndërsa po qëndron në b...
TIRANË-Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar me forcë dhe dhunuar një të ri në Tiranë pasi nuk kishte maskë. Ngjarja ka ndodhur pranë Biblotekës Kombët...
VLORË– Sot në ditën e tretë të vaksinimit në Vlorë është radha e bluzave të bardha nga Saranda dhe Delvina.Procesi vijon normalisht sipas procedurës përkat...
ELBASAN– Në qytetin e Elbasanit janë dhënë disa doza vaksine ‘Pfizer’ për personelin mjekësor. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetë...
KUKËS– Tymi i zi ka pushtuar qytetin e Kukësit për shkak të një zjarri në vëndgrumbullimin e mbetjeveDisa fëmijë kanë djegur goma makinash dhe kjo ës...
TIRANË– Është kërcënuar xhaxhai i Ilir Xhepës, i cili dyshohet të jetë një nga autorët e vrasjes së Bujar Likës.Mësohet se persona ende të paidentifik...
TIRANË– QSUT ka reaguar për dhunimin e mjekut Petrit Gjorgji nga një i afërm i pacientit. Në një deklaratë, QSUT bën me dije se incidenti ka ndodhur pasi m...