Aktualitet

Dalin fotot e Elvis Elezit, i riu që u dhunua barbarisht në Krujë ka qenë dënuar për trafik droge në Kroaci, një vit më

20 Shkurt 2021, 16:20 Nga DOSJA
Dalin fotot e Elvis Elezit, i riu që u dhunua barbarisht në Krujë

KRUJË– Elvis Elezi, personi që u dhunua barbarisht dy ditë më parë në një lokal në Krujë, është një person me precedentë penalë. Dosja.al ka mësuar se Elezi është dënuar më herët në Kroaci për trafik të lëndëve narkotike. Ai e ka vujatur dënimin dhe është kthyer në Shqipëri, por telashet nuk i janë ndarë.

Elezit mësohet se i është bërë edhe një tjetër kërcënim më herët. Para një viti, i kanë vendosur një eksploziv në banesë, ngjarje që ka përfunduar me dëme materiale.

Gjithsesi, Dosja.al ka sigurar edhe fotot e Elezit, i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku kanë ndarë momente nga jeta e tij e përditshme. Në një prej tyre ai shihet me gishin e mesit të njerëz dorë, të ngritur lart, dhe në një tjetër ka pozuar pranë një makine të llojit “BMW” me ngjyrë të bardhë.

Dy ditë më parë, Elezi u rrah teksa qëndronte në një lokal në lagjen Bakushe Visha në Krujë. Katër persona të maskuar dhe të armatosur u futën në lokal dhe dhunuan barbarisht Elezin. Për shkak të maskimit, policia deklaroi se nuk mund të identifikonte autorët, ndërsa po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elvis elezi sherr ne kruje shune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje shune ne lokal ne kruje

Sondazh

Poll