Aktualitet

Aksident në Berat, i riu me “Benz” përplas 67-vjeçaren, e plagosura përfundon në spital

20 Shkurt 2021, 14:32 Nga DOSJA
Aksident në Berat, i riu me “Benz” përplas

BERAT– Një 67-vjeçare ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një automjet. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Beratit, në aksin rrugor Uznovë-Axhensi, në afërsi të karburantit Merko.

Mësohet se një 22-vjeçar që po drejtonte mjetin e llojit ‘Mercedez Benz’ ka përplasur 67-vjeçaren me inicialet T.M., e cila po kalonte rrugën. Për pasojë, kjo e fundit është plagosur dhe është shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë Berat

Rreth orës 14:00, në aksin rrugorë Uznovë-Axhensi, në afërsi të karburantit Merko, shtetasi S.M, 22 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen T.M, 67 vjeçe, e cila po merr mjekim në spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit Berat, për kryerjen e veprimeve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne berat berat aksident ne berat berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 11:42

VERONA– Dy vëllezër shqiptarë të moshës 30 dhe 34 vjeç ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotmë pasi u kapen me sasi të konsiderueshme droge...