Aktualitet

Del videoja! Momentet kur tentohet të vidhet Xhamia Mbret në Elbasan!

20 Shkurt 2021, 13:52 Nga DOSJA
Del videoja! Momentet kur tentohet të vidhet Xhamia Mbret në Elbasan!

ELBASAN– Jnë publikuar pamjet kur tentohet të vidhet arka e Xhamisë Mbret në Elbasan.

Siç shihet në videon e siguruar nga Syri.net, djemtë me kapele në kokë kanë hyrë brenda në xhami të patrembur teksa kanë shqyer me levë derën kryesore të Xhamisë Mbret në lagjen “Kala” në qytetin e Elbasanit.

Më pas vjedhësit kanë hapur arkën dhe kasafortën ku mbahen të ardhurat që dhurojnë besimtarët por nuk kanë gjetur asgjë. Paratë, sipas Myftiut Agim Duka, fatmirësisht ishin depozituar në llogarinë bankare.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje. Paraprakisht raportohet se në vjedhje dyshohet se janë përfshirë tre persona.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet xhamia ne elbasan grabitet xhamia ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 11:42

VERONA– Dy vëllezër shqiptarë të moshës 30 dhe 34 vjeç ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotmë pasi u kapen me sasi të konsiderueshme droge...