Aktualitet

Përfshihet nga flakët ish-trikotazhi në Korçë, lëndët kimike rrezikojnë jetën e qytetarëve, banorët: Nuk është hera

20 Shkurt 2021, 14:45 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët ish-trikotazhi në Korçë,

KORÇË– Ish-trikotazhi në qytetin e Korçës është përfshirë nga flakët për shkak të lëndëve kimike. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr.9 të qytetit.  10 familje janë të rrezikuara për shkak të helmit që lëshojnë mbetjet kimike dhe pritet që të nxirren nga banesat e tyre për tu evakuuar.

Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për lëndë kimike që krijojnë reaksion me njëra-tjetrën në prani të faktorëve të jashtëm, si temperatura apo lagështira. Kjo gjë sjell edhe çlirimin e gazit me përmbajtje kimike që rrezikon të helmojë çdo qytetar pranë tyre. Vetë banorët e zonës u kanë bërë apel organeve kompetente për të stabilizuar situatën. Ata deklarojnë para kamerave se nuk është hera e parë që përballen me një situatë të tillë. 

“Është e pamundur të jetojmë në këtë situatë. Është përsëritur shumë herë. Na rrezikohet jeta nga helmet. Të bëhet diçka për ta zgjidhur,”– deklarojnë ata ndër të tjera.

Ndwrsa, në mbrëmje, ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë mbërritur në qytetin e Korçës dhe kanë marrë mostra të lëndëve kimike nga vendi ku ra zjarri.

Me anë të ekspertizës, ata do të vërtetojnë nëse bëhet fjalë për lëndë helmuese që rrezikojnë shëndetin e banorëve, apo jo. Paraprakisht ata kanë rrëfyer se nga matjet që janë bërë deri më tani, lëndët që kanë bërë reaksion nuk rrezikojnë banorët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merr flake ish-trikotazhi ne korce zjarr në korçë merr flake ish-trikotazhi ne korce zjarr në korçë

Sondazh

Poll