Aktualitet

E mbijetuara e ngjarjes së Kombinatit, Blerta Josifi punësohet në Arkivin e Shtetit

20 Shkurt 2021, 14:24 Nga DOSJA
E mbijetuara e ngjarjes së Kombinatit, Blerta Josifi punësohet në

TIRANË– Blerta Josifi po i rikthehet jetës normale. Afro një muaj më parë, ajo është punësuar si arkiviste pranë Arkivit të Shtetit, ndërsa po qëndron në banesën ku humbi nënën dhe motrën.

Psikologia Lorela Garuli shprehet se individë që kalojnë trauma të tilla duan një kohë të gjatë që të mund të trajtohen. Garuli thotë se punësimi, është një mënyrë e mirë për rehabilitimin e këtyre individëve, por thekson se duhet të jenë nën kujdesin e profesionistëve.

Ngjarja e Kombinatit, që tronditi mbarë opinionin publik është ende nën hetim nga prokuroria. Pavarësisht muajve që kanë kaluar, akuza nuk mundur të hedhë dritë mbi faktin nëse gratë e familjes Josifi u vetësakrifikuan me vullnetin e tyre, pasi besonin të Ringjallja, apo persona të tjerë i shtynë drejt një akt të tillë ekstrem. Ajo çfarë dihet nga hetimet e deritanishme është se Anisa Josifi qëndroi e vdekur në banesë për 15 muaj, pasi nëna dhe motra prisnin që ajo të ringjallej.

Cfarë ndodhi më 2 korrik?

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut dhe tronditi opinionin publik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuan” për muaj me me banorët e lagjes. Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe.

Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthur që të mos binte erë. Në banesën e tyre të thjeshtë në këtë lagje të Tiranës, policia gjeti shënime fetare, ku u mësua se nëna dhe dy vajzat kanë qenë praktikante të sektit të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”. Blerta që prej 2 korrikut, ndodhet e shtruar në spitalin Psikiatrik të Tiranës.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blerta josifi familja josifi blerta josifi familja josifi

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Shkurt 2021, 11:42

VERONA– Dy vëllezër shqiptarë të moshës 30 dhe 34 vjeç ranë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotmë pasi u kapen me sasi të konsiderueshme droge...