Politike

Sigurimi i vaksinës, Rama: Nuk jemi në kategorinë e Izraelit, unë bëra aventurën, shtrova të gjithë talentin e lupsarit

20 Shkurt 2021, 08:36 Nga DOSJA
Sigurimi i vaksinës, Rama: Nuk jemi në kategorinë e Izraelit,

FIER– Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Fieri se ne nuk jemi në nivelin e Izraelit. Kjo pasi sipas Ramës, Izraeli ka paguar trefishin e çmimit që të sigurojë vaksininën Modera dhe Pfizer. Ndërkohë që më tej kreu i qeverisë, e quajti si aventurë udhëtimin e tij në SHBA, për të cilin tha se shtroi të gjithë talentin e tij të lupsarit.

DEKLARATA:

Ju e shihni se cfare po ndodh me vaksinen ne Europe dhe në botë, dhe në SHBA, aty ku nuk shoh të ketë një shqetësim të pashpresë për dozat. Të tjerët janë në hall, ka halle halle në këtë mes. Tjetër është Gjermania, Italia, ne dhe 140 shtete që nuk kanë marrë akoma asnjë dozë dhe nuk kanë perspektive. Ne nuk jemi për fat të mirë në këtë kategori, por jemi në shtetet që kanë nisur vaksinimin. Nuk jemi në kategorinë e Izraelit që ka vrapuar më shumë nga të gjithë, sepse ka bërë kontratën e parë me Pfizer dhe Modernën, se të dy ceot e kompanive janë hebrenj, ka paguar më shumë , 3 fishin e cmimit, ka parablerë të gjithë vaksinën. Vendet e tjera nuk kanë bërë dicka të tillë. Bota është gjendur përballë një fabrike që nuk mund ti përgjigjet të gjithë shteteve.

Ne bëmë sforcën tonë, aventurën tonë shkuam ne New York, unë shtrova të gjithë talentin e lupsarit në raste të tilla, ia dola të merrja një kontratë. U bllokua fillimisht, tani ka filluar lëvirimi, i gjithë sasia që do vinte do vijë, jemi në diskutime për të tjerë. Me Pfizer vijojnë cdo ditë kontakte. Nuk është thënë në media, se janë të prirur që të stërzmadhojnë gjysëm të vërteta. Ne në shtëpitë e të moshuarve kemi 700 te moshuar dhe 300 personel dhe nuk kemi pasur asnjë fatalitet.

Bashkëbisedimi me qytetarët në Fier! Rama për spitalin: Për 1001 arsye u bë i mundur së fundmi. Mandatin e tretë, sjellim universitetin e Stambollit, e dhimbshme që disa Tire hedhin hije mbi heroizmin e mjekëve

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne fier edi rama ne fier

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2021, 08:13

FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri se përpjekjet për të ndërtuar spitalin e Fierit janë bërë disa herë mirëpo kanë dështuar. Kryeministri p...