Politike

‘Mjekët janë heronj’/ Rama: E dhimbshme që disa Tire hedhin hije mbi heroizmin e tyre, depot e QSUT dikur kanë qenë ord

20 Shkurt 2021, 08:23 Nga DOSJA
‘Mjekët janë heronj’/ Rama: E dhimbshme që disa Tire

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier aty ku gjatë bashkëbisedimit me qytetarët shprehur keqardhje për rastet e korrupsionit që kanë ndodhur së fundmi. Rama tha se mjekët janë heronj e se është e dhimbshme fakti që disa Tire duan të hedhin hije mbi heroizmin e tyre.

DEKLARATA:

Mjeket e Covid janë heronj, kanë punë përtej atyre që ne mund të kuptojmë. Eshte e dhimbshme që një Tire ose disa Tire të hedhin hije mbi heroizmin e tyre. Sistemi ndërtohet nga reforma, reforma kërkon kohën e vet. Ne i japim sistemit një fuqi të re, marrim nga eksperienca e transferimit të dijes, njohurinë që na duhet që ta përhapim në të gjithë Shqipërinë. Për këtë eksperienca e Turqve do na ndihmojë se dhe ata e kanë kaluar këtë proces. Kush e njeh historine e transformimit të Turqisë, i përket një periudhe më të afër, e dini që përpara 15 vitesh ka pasur një situatë të vështirë, ka pasur Tire lart e poshtë, probleme të mëdha me transparencën dhe ja ku është sot. Ka ndjekur hapat që po ndjekim ne. Shumë kush flet sot për spitalet sikur vjen nga hëna, kur ne kemi marër detyrën ishte një kohë kur nuk ishte pandemia por ishin njerëzit që vareshin në kangjellat e QSUT se nuk kishin ilace, shkonin në sptal me batanije me vete, ishte katastrofë më vetë. Unë besoj se nuk është e vështire të kujtohesh se kur shkoje në spital nuk e identifikoje dot se kush ishte mjeku, familjari, sanitarja, pacienti, pa folur për ngrohje, pastërti. Ishte sistemi i gjithë spitalit, mos harroni se kur morëm detyrën borxhi ishte katastrofik, nuk furnizonin më shtetin se thonin na jep lekët. Sot depoja e barnave në QSUT, që deri dje ishte magazinë ordinere,, është depo me frigorigerë, si depo në Europë. Unë nuk po ju them që shikoni se sa të lumtur do jeni me shëndetësinë që jemi sot, se nuk ëshët aty ku duhet po duke e parë ku ishim dje…Po nuk e pate parasysh nga jemi nisur ska shanc të arrish aty ku.

Bashkëbisedimi me qytetarët në Fier! Rama për spitalin: Për 1001 arsye u bë i mundur së fundmi. Mandatin e tretë, sjellim universitetin e Stambollit, e dhimbshme që disa Tire hedhin hije mbi heroizmin e mjekëve

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne fier edi rama ne fier

Sondazh

Poll

Politike 20 Shkurt 2021, 08:13

FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri se përpjekjet për të ndërtuar spitalin e Fierit janë bërë disa herë mirëpo kanë dështuar. Kryeministri p...