Politike

Rama: Pasuritë e vlonjatëve janë shumëfishuar, kemi krijuar vijën më të gjatë shëtitëse në Mesdhe…kam lënë emër

19 Shkurt 2021, 20:56 Nga DOSJA
Rama: Pasuritë e vlonjatëve janë shumëfishuar, kemi krijuar

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish një mandate të tretë nga qyteti i Vlorës. I ulur pranë Lungomares, Rama tha se për të Vlora përfaqëson një qytet me potencial, pasi ka mundësi që të rritet nga ana ekonomike.

Ai u shpreh më tej se gjithaçka ka rëndësi për të është që të vijojë punët që ka në mes, dhe se për këtë i duhet mandati i tretë. Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se për të ka shumë rëndësi që të lërë një emër të mirë në politikë, për djalin e tij, Zahon.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ky është vazhdimi i një ngjitjeje, mjafton të shohësh këtu çfarë bëhet, me hotelin e ri që bëhet gati. Tani ka vajtur metri katror 1800 euro. Është një fuqizim ekonomik i vazhdueshëm. Rilindja Urbane është një instrument ekonomik. Gjithçka është ripërtërirë në funksion të ekonomisë. Mjafton të shohim çfarë ka ndodhur me pasurinë e vlonjatëve, janë shumë fishuar.…gjatë gjithë kësaj kohë, me hotelerinë, bizneset dhe të ardhurat që marrin ata që kanë ndërmarrjet e tyre.

Kjo që po shohim këtu, ka nisur dhe do të vazhdojë deri në Orikum. Do të kemi vijën më të gjatë shëtitëse të të gjithë pellgut të Mesdheut të kësaj ane. Nuk di andej çfarë bëhet, por këtu nuk ka. Vazhdimi i punës lidhet me mandatin. Mandati është mjeti që lidhet me qëllimin për të arritur të përfundojmë punët.

Të tjerët kanë qenë në gjumë në kohën që është bërë 6%. Këtu jemi në vijë bregdetare të qytetit, por është e gjithë zona që do të transformohet si rezultat i krijimit të akseseve të shpejta.

Ajo që kam jetuar që në vegjëli më ka bërë të jem i kujdesshëm për Vlorën, por edhe çështje potenciali. Vlora është e krijuar për të qenë një motor me shumë kuaj fuqi ekonomik. Bënim rrugën ku ishin palmat. Kur isha i vogël dhe vinim në Vlorë, vinim me tren….Më kujtohet gjithmonë shprehja e simë mëje ‘palmat e Kristi Papajanit’. Besoj se edhe deri këtu, e kam lënë emrin për Zahon, kur të vijë dhe të jetë në një moshë që unë mbase s’do të jem më. Por kujtimi i mirë është shumë i rëndësishëm dhe kujtimi i mirë ma bën politikën passion, që ekzistenca ime të jetë e dobishme për njerëzit. Etja e fortë për të luftuar për të nesërmen dhe për të mos u mjaftuar me atë që kemi sot.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore edi rama rama ne vlore

Sondazh

Poll