Politike

Bashkëbisedimi me qytetarët në Fier! Rama për spitalin: Për 1001 arsye u bë i mundur së fundmi. Mandatin e tretë, sjelli

20 Shkurt 2021, 08:04 Nga DOSJA
Bashkëbisedimi me qytetarët në Fier! Rama për spitalin:

FIER– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Fier aty ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët. Nga bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, kryeministri ka folur për projektet e mëdha që synon për këtë mandat tretë. Në spitalin e Fierit i cili po ndërtohet nga Turqia, Rama tha se 50 persona të punësuar do jenë turqë dhe 320 shqiptarë. Këto të fundit shtoi se do përzgjidhen nga përfaqësuesit nga Turqia të cilët dhe do të drejtojnë spitalin.

Duke u ndalur tek sistemi shëndetësor në vend, kreu i qeverisë deklaroi se është e dhimbshme që disa ‘Tire’, duke kujtuar kështu rastin e sanitares së spitalit COVID 2 që mashtroi një familjare të një pacienteje me COVID duke i marrë para, të hedhin hije mbi heroizmin e bluzave të bardha.

Rama tha se po diskutojnë të çojnë pagën deri në 40 mijë lekë pa taksë. Ndërsa ka renditur ndyshimet që ka bërë gjatë kohës në qeveri, kryeministri theksoi se kemi dyfishim të tokës së punuar dhe rritje të eksporteve. Rama ka thënë se në mandatin e 3 është një mundësi për të hapur universitetin e stambollit në vend si dhe akademia ushtarake.

Rama ka folur në Fier për arrestimet në Gjykatën e Krujës, ku iu vunë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha si edhe mjekut Edvin Prifti. Rama tha se këto nuk janë goditje elektorale siç janë hedhur akuza. Rama ka ironizuar dhe deklaratat e fundit ku thuhet se mjeku Prifti i cili akuzohet për shpërdorim detyre, si dhe iu kap një sasi e madhe parash, është goditur për shkak të bindjeve të djathta.

Rama i është përgjigjur kritikave për vaksinimin e personaliteteve mbi moshën 80 vjeç. Teksa ironizoi deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili tha se me këtë vendim po bëhet ndarje klasore e shoqërisë, Rama thotë se vaksinimi i personaliteteve do të shërbejë dhe për të ndërgjegjësuar qytetarët se duhet bërë vaksina, në një kohë kur ka kaq shumë teori konspirative që i frikësojnë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne fier edi rama ne fier

Sondazh

Poll