Politike

Edi Rama: Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, mjaft prodhuat helm

19 Shkurt 2021, 20:43 Nga DOSJA
Edi Rama: Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar me bindje se deri në fund të muajit mars, do të jetë vaksinuar çdo mjek e çdo infermier. Në një status në Facebook, teksa ka publikuar foto nga procesi i vaksinimit në Shqipëri, Rama shkruan se përveç bluzve të bardha, në fund të muajit mar, do të ketë nisur edhe vaksinimi i të moshuarve, mbi 80 vjeç.

Ndër rreshta, Rama shkruan se është fatkeqësi e madhe që helmi prodhphet pa ndalim e pa turp, referuar denoncimeve nga Opozita dhe thirrjeve të Presidentit Ilir Meta.

“140 shtete, ndër të cilat edhe shtete të rajonit tonë, nuk kanë marrë ende asnjë doze vaksine, ndërkohë që ne vazhdojmë vaksinimin e bluzave të bardha dhe të të moshuarve në shtëpitë e kujdesit shtetëror, si edhe personelit në shërbim të tyre.

Brenda marsit do jetë vaksinuar çdo mjek e infermier, si edhe do jemi duke vijuar vaksinimin e +80 vjeçarëve, ndërkohë që jemi optimistë për marrjen njëkohësisht të sasive të tjera për të rritur numrin e vaksinimeve. Fatkeqësi e madhe e këtij vendi helmi që prodhohet pa ndalim e as turp, nga ata që e bëjnë përditë e më të ndjeshme mungesën e një vaksine kundër tërbimit të njeriut,”- shkruan Rama.

Shqipëria ka nisur vaksinimin e bluzave të bardha ndërkohë që kryeministri ka deklaruar se të moshuarit mbi 80 vjeç që do të kenë përparësi në procesin e vaksinimit janë ata që janë personalitete. Kjo deklaratë ka shkaktuar polemika në rrjet duke sjellë revoltën e Presidentit Ilir Meta dhe të Opozitës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll