“Bëmë aplikimin për tërmetin nuk erdhi asnjë”, Grida Duma publikon videon me banorët: Edhe ndihmat pushteti lokal dhe
19 Shkurt 2021, 20:11Nga DOSJA
KAVAJË- Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Kavajën dhe Rrogozhinën, Grida Duma, teksa ka ndarë një video me banorët ku këto të fundit i kanë treguar problematikat, shkruan se pushteti lokal dhe qendror i ndan ndihmat aty ku ka interes politik dhe jo aty ku ka qytetarë vërtetë nevojtarë.
Ndërsa banorët janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe pse kanë shkuar në bashki. Po ashtu ata kanë thënë se kanë bërë aplikimin për tërmetin, por megjihatë nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
“Bëmë aplikimin për tërmetin nuk erdhi asnjë, u bënë dy muaj që mashtrojnë për të mbledhur taksat e robve”, tha një banor.
“E kam plakën në shtëpi, hajde shife sa ilaçe ka. Kam shkuar 20 herë tek komuna, të vish vetë, ta verifikosh vetë, ta marrësh me kamera, ta shohësh plakën nëse është shtrirë, nëse nuk është shtrirë rrejmë ne të PD. Kupton se gjasme jam i bastionit të PD-së shkova tek Bashkia, shkova aty, as duan t’ia dinë fare në botë. Edhe ndihmat që erdhën që pruri Bashkia, i ndanë aty ku i hahet muhabeti, polic qarkullimi, vilët 3-katëshe, partiake. Familjarë e të varfër asnjëri! Unë që jam bastion i PD-së që jam kthyer se kam qenë historikisht i PS-së, i bindur, kam qenë për Edi Ramën, kam qenë zbathur në Tiranë, asgjë. Edhe kam kthyer me PD-në, robt e dinë të gjithë, ia jap haptas PD-së votën, se këta janë qena”, tha një tjetër banor.
“Edhe ndihmat pushteti lokal dhe qendror i ndan aty ku ka interes politik e jo te njerëzit që vërtetë kanë nevojë! Bashkia nuk përgjigjet për asnjë qytetar! Mashtrojnë vetëm me qëllim të marrin taksat e qytetarëve që me shumë mund mbijetojnë! Dëgjoj me përkushtim maksimal e marr zotim kur dëgjoj qytetarët të thonë “ Ne shpresat i kemi vetëm te Ju!” shkruan Duma.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Pavarësisht thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të resoektuar çdo masë anti-Covid, scoialistët, sërish nuk janë bindur. Këtë herë, ka qen...
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka ndarë një video ku dhe ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm.Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kr...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Poliklinika e Krujës, me të cilat ka bërë krahasime se si ishte dhe si po bëhet sot.Në një postim ...
FIER- Kryeministri Rama ditën e sotme ka vizituar kantierin e Spitalit Rajonal Memorial ku dhe u ka dhënë përgjigje disa pyetjeve. Rama në fjalën e tij ka thënë...
TIRANË – Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot dhe përshëndeti ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të “Ditëve të Kujtesës”, me temë “30 vite më pa...
TIRANË– Ende pa një pakt të qartë me kryedemokratin Lulzim Basha! Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka listuar edhe njëherë arsye se përse vot...
TIRANË– Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një intervistë dhënë për “News 24”, ka folur për vizitat që ka zhvilluar në Slloveni dhe në Kroaci, ku tako...
Politike19 Shkurt 2021, 16:46
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi ka nisur rreth orës 17:...
KUKËS- Gjatë një takimi me Drejtuesin Politik të PD-së për Qarkun e Kukësit Flamur Hoxha, banorët e zonës janë shprehur se shteti nuk ka investuar dhe nuk ...