Politike

Debati/ “I kemi të gjitha kushtet”, Felaj përplaset me Nokën, ish-deputeti: Pse qeveritarët u kuruan jashtë

19 Shkurt 2021, 21:41 Nga DOSJA
Debati/ “I kemi të gjitha kushtet”, Felaj përplaset me

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka ka ngritur problematikën e mungesës së kushteve spitalore. Teksa fliste në “Pa protokoll”, Noka tha se se qeveria nuk ka marrë masa dhe se menaxhimi i pandemisë ka qenë skandaloz.

Ndërsa deputetja e PS-së, Ermonela Felaj thotë se sistemi shëndetësor shqiptar i ka të gjitha kapacitetet për ofrimin e shërbimit tek pacientët. Noka e pyeti Felajn se kur janë të gjitha kushtet, përse qeveritarët kurohen jashtë, gjë që u mohua nga deputetja.

Pjesë nga debati:

Noka: Mos u mburr me orarin që punojnë 8 orë apo 10 orë, por me kushtet që u ke krijuar mjekëve. Ku e keni shëndetësinë falas.

Felaj: Të zgjedhin shërbimin shtetëror apo atë privat, kjo flet për mirëqënien e tyre. Nëse e kanë mundësinë që t’i drejtohen shërbimit privat, ju siguroj që janë mirë ekonomikisht. Ndryshe nuk do i drejtoheshin.

Noka: Nëse shqiptarët nuk do i drejtoheshin spitaleve në Turqi, Itali apo Gjermani do e pranonim. Pse ju zyrtarët ja mbathët jashtë shtetit për vete dhe i latë shqiptarët në këto kushte katastrofike.

Felaj: Kur u shpall pandemia në fillim të vitit të kaluara, ishin vetëm disa qindra teste që bëheshin. Nëse në mars, kjo histori na dukej e largët, kjo histori erdhi në Shqipëri. Sot bëjmë disa mijëra teste, teste të shpejta që bëhen në qendrat shëndetësore.

Noka: Mos bëni dokra me këtë.

Felaj: Ne kemi dedikuar shumë spitale COVID. Kemi bërë paktin me vendet e BE për sigurimin e vaksinës. Kemi vaksinuar pjesën më të madhe nga personeli shëndetësor. Të dielën fillojmë vaksinimin e kategorisë së 80 vjeçarëve. Ishim të parët në Ballkan që filluam vaksinimin. Ne kemi mundur që të shpëtojnë jetën.

Noka: Shqiptarët janë përballur me spitalet, dhe janë të tmerruar. Kontributi i mjekëve i takon atyre jo qeverisë. Qeveria duhet të përgjigjet për kushtet që u ka krijuar personelit shëndetësor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ermonela felaj flamur noka ermonela felaj flamur noka

Sondazh

Poll