Politike

20 Shkurt 2021, 08:13 Nga DOSJA

FIER– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Fieri se përpjekjet për të ndërtuar spitalin e Fierit janë bërë disa herë mirëpo kanë dështuar. Kryeministri pranoi dështimin duke thënë se për 1001 arsye ndërtimi i spitalit ndodhi në këto momente.

PJESË NGA BISEDA:

QYTETARI: Do të jetë spital që do të ketë pavione të vecanta? Risia, do të jetë vetëm për Fierin apo për gjithë jugun? Pse ky interesim për Fierin?

RAMA: Sic e dini më shumë e dinë ata që janë të përfshirë në sistemin shëndetësor ne Fier. Nevoja për një spital rajonal me standarte dhe kapacitete në lartësinë e duhur në zonë është e hershme, sic është pritshmëria. Dhe të tjerë e kan premtuar, e kemi bërë dhe ne. Me vjen për të qeshur kur thonë pse tani me fushatë. Kemi bërë përpjekjet tona prej shumë kohësh, kemi vite që përpiqemi ta materializojmë, kemi bërë përpjekje për të gjetur mënyrën e financimit, se nuk është vetëm cështja e godinës, por dhe kostoja shumë e larttë. Kemi dështuar me sukses më shumë se 1 herë dhe pse kemi pasur interesa të shprehura nga anë të ndryshme, pasi për buxhetin e shtetit ishte një operacion goxha i rëndëisishëm dhe i pamudnur në kushtet kur kemi pasur shumë nevoja në shëndetësi, që nga transformimet në QSUT. Sot kemi më në fund mundësi të shohim realizimin e këtij projekti, me presidentin e Turqisë këtë cështje e kemi shtruar më parë, ia kam prezantuar dhe Gramozit që e kemi shtruar. Për 1001 arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital do ti shërbejë një zone më të gjerë. Do të jetë spital publik, si të gjithë spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra. Ajo që unë e konsideroj të rëndësishme është se nuk do jetë një qëndër që do transferohet energjia më moderne. Do të pajiset nga A te ZH nga Turqia, do të jetë një qëndër e transferimit të dijes. Do të pilotohet autonomia spitalore.

Bashkëbisedimi me qytetarët në Fier! Rama për spitalin: Për 1001 arsye u bë i mundur së fundmi. Mandatin e tretë, sjellim universitetin e Stambollit, e dhimbshme që disa Tire hedhin hije mbi heroizmin e mjekëve

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne fier edi rama ne fier

Sondazh

Poll