Sport

Tirana me mungesa ndaj Teutës, ndihmësi Tetova: “Shpresoj t’ia dalim në fushën e lojës”

19 Shkurt 2021, 15:43 Nga DOSJA
Tirana me mungesa ndaj Teutës, ndihmësi Tetova: “Shpresoj

TIRANË – Bardheblutë e Tiranës, nesër, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të presin skuadrën durrsake të Teutës. Në konferencën për shtyp para këtij takimi ka dalë Edlir Tetova, ndihmësi i Orges Shehit, i cili disa ditësh është vetizoluar, pas shfaqjes së shenjave të Covid-19.

Tekniku Tetova ka folur për gjendjen e bardhebluve dhe problematikën e skuadrës kryeqytetase në prag të këtij takimi. “Orges Shehi është i izoluar dhe do të kthehet shumë shpejt në ekip. Kaq mund të them për momentin”,- tha Tetova, i cili më pas e spostoi temën e bisedës te dueli me durrsakët.

Kundërshtari i radhës? “Teuta është një ekip që ka bërë mirë gjatë këtyre viteve, sidomos kampionatet e fundit. Sigurisht edhe këtë sezon po bën mirë. Do të përpiqemi të bëjmë maksimumin. Djemtë janë paraqitur shumë mirë në stërvitje dhe ne presim që ata të bëjnë më të mirën në fushën e lojës. Çdo gjë do t’ia lemë fushës, ditën e ndeshjes”.

Humbja me Kukësin? “Nuk ka ndikuar aspak në gjendjen psikologjike të skuadrës, sepse lojtarët ishin të ndërgjegjshëm që bënë mirë atë ndeshje, thjesht te pjesa para portës duhet të ishin më konkretizues për të shënuar golin. U ndëshkuam nga një episod, kështu që, themi që të bëjmë përpara dhe të vazhdojmë punën siç kemi vazhduar këtë javë për të pritur ndeshjen e radhës. Ai është një kapitull i mbyllur dhe ne duhet të shikojmë përpara. Në lojë janë edhe 51 pikë, që janë gati gjysma e kampionatit, kështu që ne kemi objektiv ndeshjen e radhës. Shpresoj t’ia dalim mbanë”.

Mungesat? “Patjetër që mungesat janë shumë të rëndësishme. Torasa vuan dëmtimin e gjurit akoma. Shpresojmë, që me ndihmën e mjekëve nga java tjetër të fillojë stërvitjen. Është mungesa e Najdovskit, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID, dhe Danso me 4 kartonë të verdhë. Grupi tjetër i lojtarëve që është paraqitur në stërvitje ka punuar maksimalisht, shpresoj t’ia dalim sa më mirë”.

Emocionet ndaj Teutës? “Ne bëjmë pjesë te kjo lloj pune. Sot jemi këtu, nesër jemi atje. Sigurisht, është ekipi i qytetit tim, por unë do të bëjë më të mirën për Tiranën. Kjo është puna ime si profesionist”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardheblute e tiranes skuadra durrsake teuta e durresit skuadra kryeqytetase stadiumi selman stermasi bardheblute e tiranes skuadra durrsake teuta e durresit skuadra kryeqytetase stadiumi selman stermasi

Sondazh

Poll