Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Llallës, ish-prokurori në dorë të GJKKO-së

19 Shkurt 2021, 13:27 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Llallës,

TIRANË– Gjykata e Lartë ka vendosur që çështja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla t’i kalojë GJKKO-së.

Ish-kryeprokurori kishte kërkuar që çështja e tij t’i kalonte Gjykatës së Tiranës, por tashmë fati i tij do të jetë në dorë të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Llalla i ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që i vendosi nën sekuestro pasuritë.

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 me akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”. Më pas, dosja u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, kjo gjykate vendosi sekuestron e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll