Aktualitet

Hyjnë të armatosur në lokal dhe dhunojnë të riun, Policia e Krujës: Janë administruar disa pamje filmike!

19 Shkurt 2021, 13:14 Nga DOSJA
Hyjnë të armatosur në lokal dhe dhunojnë të riun,

TIRANË– Për ngjarjen e dy ditëve më parë në Krujë ku disa persona të maskuar hynë me armë në një lokal ka reaguar Policia e Krujës. Nëpërmjet një njoftimi ata bëjnë të ditur se ka shoqëruar disa shtetas të dyshuar për ngjarjen, si dhe ka parë pamjet filmike të lokalit.

NJOFTIMI I POLICISE:

“Në lidhje me disa pamje filmike të publikuara në media, ku shfaqen disa persona duke dhunuar një shtetas në një lokal, ju sqarojmë se: Më datë 17.02.2021, në orën 19:40, në ambientin e një lokali në Fushë Krujë, kanë hyrë disa persona ende të paidentifikuar (dyshohet të armatosur), të cilët kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë shtetasit E. E., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesën e tij.Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. E. është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës, të cilët kanë bërë shoqërimin e disa shtetasve të dyshuar dhe në cilësinë e provës materiale janë administruar disa pamje filmike. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë vijojnë punën intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policsë të pas 3 ditëve.

ME VIDEO: Të armatosur me kallashnikovë dhe me shkopinj në duar, 4 persona futen në lokal dhe rrahin të riun në Fushë-Krujë! Disa të shoqëruar

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje dhune ne lokal ne kruje elvis elezi sherr ne kruje

Sondazh

Poll