Aktualitet

Shpërthen bombula e gazit në banesë, mbërrijnë me urgjencë dy persona në spitalin e Durrësit

19 Shkurt 2021, 08:45 Nga DOSJA
Shpërthen bombula e gazit në banesë, mbërrijnë me

DURRËS– Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në Durrës. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit për të marrë trajtim mjekësor.

Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mbetet e paqartë gjendja e tyre shëndetësore, nëse ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 19.02.2021, në orën 08:35, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës janë paraqitur për të marrë mjekim shtetasit S. S. dhe R. S, banues në Arapaj, Durrës, të cilët kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në banesë. Shtetasit S. S. dhe R. S. ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres shperthen bombula ne durres spitali i durresit durres shperthen bombula ne durres spitali i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2021, 07:11

KUKËS– Një ‘irritim’ për qeverinë duket se ka pasur anëtari i saj në Kukës. Dosja.al ka siguruar fotot e një testere të partisë socialiste e cila shihet e ...