Aktualitet

Presidenti Ilir Meta përkujton albanologun Milan Sufflay: Sakrifikoi jetën e tij për historinë e Shqipërisë

19 Shkurt 2021, 08:38 Nga DOSJA
Presidenti Ilir Meta përkujton albanologun Milan Sufflay: Sakrifikoi

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta, ka kujtuar 90 vjetorin e vdekjes së albanologut Milan Šufflay, i cili sakrifikoi jetën e tij për të hedhur dritë mbi të vërtetën e historisë dhe lashtësisë të shqiptarëve.

Presidenti Meta e quajti një zemër kroate, që rrahu për Shqipërinë, u përjetësua si një urë e rëndësishme lidhëse dhe simbol i miqësisë tradicionale mes dy popujve.

Milan Šufflay njihet për veprën e tij “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” që do të thotë: dëshmi dhe dokumenta që ilustrojnë ngjarjet e Shqipërisë në kohën mesjetare. Shkurt kjo vepër me dy vëllime për historinë e Shqipërisë njihet me emrin “Acta Albaniae”. Volumi i parë u botua në Vjenë më 1913, kurse volumi i dytë më 1918 po në Vjenë. Ato flasin për Shqipërinë e viteve 334-1406 dhe janë shkruar në bashkëpunim me studiuesit Konstantin Jireček e Lajos.

 

Në vitin 1916 e më pas boton: “Gjendja kishtare në Shqipëri”, “Kufijtë e Shqipërisë në mesjetë”, “Shqipëria mesjetare”, “Lidhja hungaro-shqiptare në mesjetë”, “Fatet politike të temës së Durrësit”, “Biologjia e fiseve të popullit shqiptar”, etj. Me krijimin e shtetit sllav pas Luftës së Dytë Botërore, ku veç Serbisë përfshihet edhe Sllovenia e Kroacia, për historianin Milan Šufflay fillojnë ndjekjet dhe persekutimet. Arrestohet, burgoset dhe dënohet me 3 vjet e gjysmë burg si anëtar i komitetit kroat të formuar në Grac të Austrisë. Serbët nuk mund të harronin kollaj argumentet dhe analizat që kish bërë ai për lashtësinë e shqiptarëve.

Ai u vra më 18 Shkurt të 1931 teksa kthehej në shtëpi në një atentat, për të cilin u fajësua policia serbe pasi menjëherë pas vrasjen së tij ata sekuestruan të gjitha dokumentet në shtëpinë e tij.

Në 90-vjetorin e vrasjes së Tij brutale, nderojmë sot me mirënjohje kujtimin e paharruar dhe veprën e jashtëzakonshme të…

Pubblicato da Ilir Meta su Venerdì 19 febbraio 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta kujton milan sufflay ilir meta kujton milan sufflay

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2021, 07:11

KUKËS– Një ‘irritim’ për qeverinë duket se ka pasur anëtari i saj në Kukës. Dosja.al ka siguruar fotot e një testere të partisë socialiste e cila shihet e ...