Sport

“Në muajt e fundit kam bërë tifo për Interin”, deklarata befasuese e Berlusconit në prag të derbit: Padyshim që zemra

18 Shkurt 2021, 19:24 Nga DOSJA
“Në muajt e fundit kam bërë tifo për Interin”,

MILANO-“Në muajt e fundit kam ndjerë thirrjen e shpirtit tim milanez. Kam rastisur të jem para TV dhe të shikoj ndeshje dhe e gjeta veten duke brohoritur për Interin. Unë mendoj se është e natyrshme për dikë që e do qytetin e tij, por padyshim në derbi zemra ime është për Milanin “. Silvio Berlusconi nuk e harron të kaluarën e tij të ndritur si president i kuqezinjëve ndonëse dashuria e tij për Milanin e shtyn atë të simpatizojë edhe kushërinjtë e tij.

Afeksioni për ngjyrat kuqezi mund të shihet gjithashtu kur ai flet për Ibrahimovic: “Ai duhet ta përfundojë karrierën e tij në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe unë rekomandoj që ta bëjë atë në Milano.” Pa harruar ekipin aktual, Monza. :” Ne e filluam keq sepse kishim nëntë titullarë me covid, pastaj e morëm veten. Djemtë e dinë objektivin dhe nëse Boateng resht së humburi penallti mendoj se mund ta arrijmë “, shtoi ai me shaka.

Pastaj Berlusconi ka edhe një këshillë për Brocchi: “Unë kam parë që në ndeshjet e fundit sulmuesit tanë, veçanërisht Balotelli, kanë prekur shumë pak topa. Mendoj se kemi nevojë për një mënyrë të re të lojës, një ndryshim të skemës, duhet të jemi më të mbuluar në mbrojtje dhe të rinisim shpejt dhe me më shumë thellësi. Kundër Monzës të gjithë mbrohen me shumë lojtarë kështu që ne duhet të futemi shumë shpesh në zonë, sepse aty ku nuk është e mundur të shënojmë mund të gjejmë ndonjë penallti”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport berlusconi inter milan berlusconi inter milan

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 17:34

“Mesi vitin e ardhshëm do të luaj te PSG”

BRAZIL – Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe i kombëtares braziliane, Rivaldo është përfshirë në diskutimet e ethshme të merkatos, ku të gjithë përpiqen t...

Sport 18 Shkurt 2021, 16:46

Kampionia Olimpike, Kelmendi humbet finalen

IZRAEL – Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos. Xhudisjtja e Kosovës mposhti në raundin e dytë gjerman...