Sport

Aleksi gjen përsëri buzëqeshjen: “Më në fund drejtësia u vu në vend”

18 Shkurt 2021, 17:52 Nga DOSJA

I gëzuar, shumë i lumtur Aleks Shvazer. Mbyllja e dosjes dhe gjyqit penal për doping, nga gjyqtari hetues i Bolzanos, ishte lajmi më i pritur prej shumë kohësh nga atleti italian, i cili e komenton atë si më poshtë:

“Unë jam shumë i lumtur, që pas 4 vitesh e gjysmë pritje, më në fund erdhi dita kur drejtësia u vendos. Ndoshta nuk do të jem në gjendje të harroj të gjitha gjërat, – vazhdon ai në një skedar audio të postuar nga menaxheria e tij Mançini.

Por sot ai më shpaguan pak nga betejat e shumta, që unë kam pasur për të përballuar, së bashku me të tjerët që kanë qenë afër për mua, në këto katër vjet e gjysmë, të cilat nuk ishin aspak të lehta,”– shprehet ish-kampioni olimpik në garën e 50 km ecje sportive, të cilit iu morën medaljet dhe u akuzua për përdorim dopingu.

Arkivimi i çështjes dhe gjithçka që po shfaqet me ndryshimin e epruvetave me kampionët, ka shkaktuar një seri reagimesh. Presidenti i “Libera”, Don Çioti, ka ide shumë të qarta: “Tani gjithçka është provuar: Aleks Shvazer është ndaluar të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio. Aleks, së bashku me trajnerin e tij Sandro Donati kishin të drejtë që kërkonin pafajësinë.

“Libera” ka qenë pranë tij, që kur u largua për një jetë të re dhe shembullore sportive. Tani ai kërkon që skualifikimi i tij 8-vjeçar të anulohet menjëherë. CIO duhet ta lejojë atë të marrë pjesë, nëse ai do ta dëshirojë atë, në Lojërat Olimpike Tokio 2021. Ejani Aleks, “Libera” do të vazhdojë të marshojë pranë jush, edhe në këtë sfidë të re në emër të sportit të pastër dhe drejtësisë “.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aleks shvazer atleti italian i akuzuar per doping aleks shvazer atleti italian i akuzuar per doping

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 17:34

“Mesi vitin e ardhshëm do të luaj te PSG”

BRAZIL – Ish-futbollisti i Barcelonës, Milanit dhe i kombëtares braziliane, Rivaldo është përfshirë në diskutimet e ethshme të merkatos, ku të gjithë përpiqen t...

Sport 18 Shkurt 2021, 16:46

Kampionia Olimpike, Kelmendi humbet finalen

IZRAEL – Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos. Xhudisjtja e Kosovës mposhti në raundin e dytë gjerman...