Sport

Monza në rrugën drejt Serisë A, Berluskoni: “Broki gëzon besimin tonë”

18 Shkurt 2021, 16:57 Nga DOSJA

ITALI – Nëpërmjet një konference për shtyp, ka nisur edhe fushata e re reklamuese e “With-U”, të sponsorit kryesor të Monzas. Në të, presidenti Silvio Berluskoni, ka treguar edhe ambiciet për të ardhmen e klubit modest, që synon Serinë A.

“Trajneri Broki gëzon besimin tonë, Monza mund të arrijë qëllimin, që është ngjitja në Seria A. Ne presidencën tonë e filluam nga Seria C dhe për momentin jemi të dytët. Tifozët duhet të jenë shumë të lumtur, kanë kaluar më shumë se 40 vjet, që Monza nuk ishte në këtë nivel. Më shumë se gjithçka tjetër mendoj se gazetat lokale duhet të jenë të lumtura më shumë sesa tifozët”,- u shpreh Berluskoni sipas “monza-news.it”.

Ndërkohë Monza shënon edhe blerjen e parë, të mesfushorit 19-vjeçar për sezonin e ardhshëm. Njoftimi vjen nga presidenti i klubit maqedonas Rabotniçki: “Ne jemi krenarë të njoftojmë se një nga futbollistët më të talentuar maqedonas, Luka Stankovski, që nga qershori do të vazhdojë karrierën e tij në klubin italian të Monza. Të dy klubet kanë rënë dakord për detajet e transferimit që do të zyrtarizohen para transferimit”, – shpjegon Dragan Popovski.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport monza presidenti silvio berluskoni rabotnicki seria b trajneri broki monza presidenti silvio berluskoni rabotnicki seria b trajneri broki

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 16:46

Kampionia Olimpike, Kelmendi humbet finalen

IZRAEL – Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos. Xhudisjtja e Kosovës mposhti në raundin e dytë gjerman...

Sport 18 Shkurt 2021, 14:22

BRAZIL-Së bashku me Diego Armando Maradonës ai është futbollisti më i fortë në histori: padyshim që po flasim për Pele. Braziliani ka zbuluar një sfond në lidhj...

Sport 18 Shkurt 2021, 14:07

ARGJENTINE – Duke i kërkuar Mesit një listë të personave kryesorë që e kanë ndihmuar për karrierën e tij, ai me siguri do të përfshinte Hoze Pekerman. Ish...