Aktualitet

Vuçiç dhe Dodik në Tiranë, Vetëvendosje në protestë: S’ja hapim derën hasmit, ata s’janë penduar për krime

7 Maj 2019, 10:08 Nga DOSJA
Vuçiç dhe Dodik në Tiranë, Vetëvendosje në

TIRANË- Qendra e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Tiranë ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të zhvillojë një protestë kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryetarit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.  Vetëvendosje është shprehur se do të ketë një protestë paqësore nesër në orën 18:00 pranë ish-hotel Sheratonit.

“Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës.  Ata nuk i njohin simbolet tona shtetërore. S’mund të sillemi këtu sikur jemi para një feste. S’mund t’ju hapet dera e shtëpisë hasmit. S’jemi ne që i kemi shpallur armiq, janë ata që mohojnë të drejtat tona.  Prandaj edhe nesër do të mblidhemi këtu në orën 18:00 dhe ftojmë sa më shumë qytetarë të na bashkohen.  Tubimi do vazhdojë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas tek Korpusi e tek rruga përballë hotel Sheratonit ku edhe do mbahet takimi që do marrin pjesë këta persona.  Vuçiç dhe Dodik janë persona non grata në Shqipëri”,- u shpreh njëri prej përfaqësuesve.

Opsioni për një protestë në vizitën e Vuçiç u hodh së pari në media nga gazetari Berat Buzhala. Në një reagim të pak ditëve më parë, Buzhala thoshte se shqiptarët duhet të protestojnë ndaj vizitës institucionale të Vuçiç në Tiranë, nëse vërtet “jemi vllazën”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genocidi serb ne kosove levizja vetevendosje ne tirane masakrat ne kosove protesta per vucic ne tirane genocidi serb ne kosove levizja vetevendosje ne tirane masakrat ne kosove protesta per vucic ne tirane

Sondazh

Poll