Aktualitet

Ushtarakja humbi jetën në Letoni, babai: E donte uniformën! Fola me të dje në mëngjes, ç’më tha para se të vdiste

7 Maj 2019, 09:48 Nga DOSJA
Ushtarakja humbi jetën në Letoni, babai: E donte uniformën! Fola

TIRANE– Flet për mediat babai i ushtarakes që u vra në Letoni, Zarife Hasanaj. Muharrem Hasanaj ka thënë se kishte folur me të bijën para se të ndodhte ngjarja e rëndë. Ai ka thënë se e bija kishte 10 vite në ushtri dhe se në 22 dhjetor e kishte përcjellë vetë në Rinas.

“Fatin e vajzës sime mos ta ketë kush. Specialiteti i saj ishte të pastronte vendin nga minat, por i ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Takimin e fundit me të e kam pasur në 22 dhjetor kur e përcolla në Rinas për në Letoni. Pas asaj dite flisnim vetëm në telefon. Na merrte çdo dite dhe na pyeste a jemi mirë. Edhe dje në mëngjes folëm. Me tha se ishte mirë dhe se do të shkonte në punë. Pastaj mora lajmin e asaj që ndodhi. Vajza punonte prej më shumë se 10 vjetësh në ushtri. Ishte dëshira e saj. I pëlqente uniforma. Ma ka shprehur këtë dëshirë para 10 vjetësh kur dorëzoi dokumentet për t;u pranuar në ushtri. Unë si plak dhe malësor nuk isha dakord me këtë zgjedhje por përsëri e pranova, sepse të rinjve nuk ua pengon dot dëshirat”,- rrëfen më tej ai.

Ditën e djeshme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.

32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni muharrem hasanaj zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni muharrem hasanaj zarife hasanaj

Sondazh

Poll