Aktualitet

Kishin bërë marrëveshje në 2006, si u zbulua 12 vite më vonë falsifikimi i dokumenteve të dy pallateve në Yzberisht

7 Maj 2019, 08:50 Nga DOSJA
Kishin bërë marrëveshje në 2006, si u zbulua 12 vite më

Zbulohet skema e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave të pronësisë së dy pallateve në zonën e Yzberishtit. (Lexo këtu)

Dy ndërtuesit Stefan Caushi dhe Arben Petriti kishin lidhur një marrëveshje me njëri-tjetrin në 2006 për ndërtimin e dy pallateve.

Pasi kanë përfunduar objektet, regjistrimi dhe dokumentacioni i koaludimit ka përfunduar në pronësit të Caushit duke i hequr ndërtuesit tjetër të drejtën e 50%.

Gjithçka është zbuluar nga Petriti në vitin 2018 ku të drejtat e koaludimit si dhe nga leja e shfrytëzimit e dhënë në kohën e ish-kryekomunarit Fuçia kishte kaluar në emrin e Caushit.  

Në kallëzimin e bërë në Prokurori, Prifti ka bërë 7 persona përgjegjës, ndërsa deri më tani janë arrestuar 4 zyrtarë dhe ndërtuesi Caushi. Mësohet se Prokuroria ende po vijon hetimet lidhur me rastin në Hipotekën e kryeqytetit ku edhe priten të përfshirë të tjerë.

Ditën e nesërme palët do të dalin para Gjykatës, ku avokatët e Çaushit mund të pretendojnë një tjetër marrëveshje mes dy ndërtuesve.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben petriti skema e mashtrimit ne yzberisht stefan caushi arben petriti skema e mashtrimit ne yzberisht stefan caushi

Sondazh

Poll