Aktualitet

Gjykata e lë në “arrest shtëpie”, Arben Ndoka: Proces i stisur, s’kam lidhje me akuzat

7 Maj 2019, 09:15 Nga DOSJA
Gjykata e lë në “arrest shtëpie”, Arben Ndoka: Proces

TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda kanë lënë sot në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga gjykata, ku u mbajt seanca në ngargim të tij, Ndoka u shpreh se i gjithë procesi kundër tij është i stisur. Ai mohoi akuzat se është i përfshirë në dosjen për falsifikimin e pronave, duke shtuar se nuk është i përfshirë në asnjë grup.

Akuzat e Prokurorisë?

Unë kundërshtoj çdo akuzë ndaj meje. Akuzat e ngritura nga Prokuroria  nuk qëndrojnë fare. Sado që do të hetojë mbi akuzat, prokuroria nuk do të gjejë asnjë provë.

Do angazhoheni në zgjedhjet lokale?

Po të isha i lirë mund të angazhohesha në zgjedhje me forcën poltike qw unw bwj pjesw. Kam qenë deputet i PS.

Akuzoheni për flasifikim dhe toka e sekuestruar?

Mendoj se formulimi i pyetjes nuk është i saktë. Unë nuk disponoj asnjë metër tokë dhe prokuroria nuk më ka sekuestruar asnjë metër tokë. Ata persona që janë të përfshirë në këtë dosje janë persona që duhet të kishin përfituar nga ligji 7051. Të gjithë personat që kanë emrin në dosje nuk kanë lidhje me mua, as kanë qenë miq të mi dhe as nuk kam asnjë marrëveshje për përfitimin e ndonjë prone. Nuk kam asnjë metër pronë. Nuk jam i përfshirë me asnjë grup apo njerëz që kanë të bëjnë me tjetërsimin apo falsifikimin e pronave. Jam i akuzuar për falsifikim të dokumenteve, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë drejtues i ndonjë institucioni në Lezhë.

Keni lidhje me Avdylajt?

Unë nuk mendoj që duhet të lidhet çështja e grupit Avdylaj me çështjen e pronave. Unë nuk di të jem i përgjuar. Unë nuk kam asnjë përgjim me asnjë nga personat që janë të akuzuar. Përgjimet e mia dalin nga motra dhe vëllai, unë nuk kam asnjë përgjim në numrat e mia të telefonit. I kam kërkuar nëpërmjet avokatëve, prokurorisë që të më verë në dispozicion përgjimet e telefonit tim, në fakt nuk më është vënë në dispozicion. Mesa duket nuk ka qenë në përgjim telefoni im. Do të doja që përgjimet e mia të bëhen publike dhe të tregojnë realitetin tim, jo atë për të cilën akuzohem.

Enri i Arben Ndokës doli në dosjen e Prokurorisë nga hetimet për vëllain e tij, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Ndoka akuzohet për “tjetërsim pronash” dhe “falsifikim dokumentesh”. Pak kohë më parë, Prokuroria dhe gjykata sekuestruan disa prona të tij, por që ish-deputeti mohoi t’i kishte në pronësi.

Gjatë “VOL-VO 4” në të gjiothë shqipërinë u goditën 4 grupe kriminale me 44 urdhër-arreste. 27 persona u vunë në poranga brenda një dite ndërsa baza e këtyre bandave ishte në Shijak dhe Lezhë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben cuko arben ndoka gjykata e krimeve te renda vol vo 4 arben cuko arben ndoka gjykata e krimeve te renda vol vo 4

Sondazh

Poll