Aktualitet

Gruaja rome e akuzoi me lot në sy se i kishte marrë lekë, kush është prokurori i pezulluar në Gjirokastër, Çoçoli ndihm

7 Maj 2019, 09:37 Nga DOSJA
Gruaja rome e akuzoi me lot në sy se i kishte marrë lekë, kush

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka thënë sot se gjatë operacionit “Brezi i Gjelbër”, është kapur edhe një prokuror, i cili ka marrë para nga një grup kriminal.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se prokurori i pezulluar nga detyra për korrupsion është Spartak Çoçoli, një emër i njohur në media.

Çoçoli, akuzohet se ka marrë para nga grupi për të bërë një deklarim të rremë.

Por çfarë ndodhi në muajin janar me prokurorin Spartak Çoçoli?

Ka qenë mesdita e 14 janarit 2019, kur Çoçoli u mor nga zyra e tij dhe u shoqërua në polici, për për të dhënë sqarime.

Prokurori ishte nën hetim për korrupsiopn, pasi akuzohej se kishte liruar një automjet nga sekuestroja me një vendim, për të cilin dyshohej se kishte marrë një ryshfet, prej 20 mijë lekësh. Ryshfeti dyshohej se ishte dhënë po në 14 janar, por gjatë kontrollit policia nuk gjeti paratë në zyrë. Prokuroria e Krimeve të Rënda,

Gruaja rome e akuzoi se i kishte marrë 1 mijë euro
Emri i prokurorit Spartak Çoçoli nuk është i panjohur për publikun. Prokurori akuzohej nga një qytetar se i kishte marrë 1 mijë euro për çështjen e vajzës 17-vjeçare të komunitetit rom e cila ishte rrëmbyer nga 40-vjeçari Shpëtim Muharremi nga Levani i Fierit.

Sipas tyre prokurori nuk ka bërë asgjë ndryshe nga sa kishte premtuar, ndërsa nuk ka kthyer as paratë.

Në korrik 2018, nëna e vajzës, përveç ryshfetit, e akuzoi prokurorin edhe për dhunë ndaj saj në përfundim të seancës gjyqësore. Akuzat e familjarëve erdhën pas lirimit nga Gjykata e Gjirokastrës të Shpëtim Muharremit, tre ditë pas shoqërimit nga policia.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni brezi i gjelbër spartak cocoli operacioni brezi i gjelbër spartak cocoli

Sondazh

Poll