Aktualitet

113 të helmuar në Bulqizë, të vjella e marrje mendsh…asnjë reagim nga shteti

7 Maj 2019, 09:07 Nga DOSJA
113 të helmuar në Bulqizë, të vjella e marrje

BULQIZË– Rëndohet situata në Bulqizë. Ka shkuar në 113 numri i personave të helmuarve në qytetin e Bulqizës. (Lexo këtu)

Prej disa ditësh qytetarët shkojnë të helmuar në spital, me dhimbje barku, të vjella dhe marrje mendsh.

Pista kryesore për helmimin e qytetarëve është uji me të cilin furnizohen, por ky shkak nuk konfirmohet nga prefekti i qytetit, Nexhbedin Shehu. Një tjetër pistë është ajo e helmimit të ardhur nga një furrë buke.

Deri më tani i vetmi institucion që ka reaguar ka qënë Inspektoriati i Shëndetësisë, i cili ka marrë kampione nga uji i pijshëm, ndërkohë që reagimi nga institucionet e tjera ka qenë zero.

Deri në zbardhjen e shkakut të helmimit të tyre, banorët e Bulqizës janë udhëzuar të mos pinë ujë nga çezmat.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize helmimi i banorëve në bulqizë helmimi nga uji i pijshëm bulqize helmimi i banorëve në bulqizë helmimi nga uji i pijshëm

Sondazh

Poll