Aktualitet

‘I irrituar dhe me dy gishtat lart’/ Shoqërohet me forcë në polici Klevis Balliu dhe disa banorë

7 Maj 2019, 09:13 Nga DOSJA
‘I irrituar dhe me dy gishtat lart’/ Shoqërohet me forcë

Tiranë- Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme dhe kërkojnë takim me kryeministrin Edi Rama për shembjen e banesave. Në këtë protestë ka përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këta të fundi kanë gjuajtur me vezë dhe gurë në drejtim të policisë. Aty pranë, në një biznes ishte afër edhe kryeministri Edi Rama, kjo ka qenë edhe aryesja që turma është acaruar.

FNSH-ja ka shoqëruar  disa persona në Komisariat dhe mes tyre është edhe ish deputeti-Klevis Balliu. Mësohet se policia është e pajisur me gazlosjellës.

“Poshtë kriminelët”, “Do të përfundoni në burg të gjithë”, janë disa nga thirrjet e banorëve.  Një banor është shprehur se nuk do të lejojnë që qeveria t’ua marrin djersën.

“Unë jo vetëm unë, pa marrë mundin dhe djersën ta harrojë se do të marrë atë që më takon, ti marrin oligarkët djersën time. I kemi bërë thirrje Ramës për dialog. “, u shpreh një banor.

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje tek astiri protesta tek astiri shoqërohet klevis balliu perplasje tek astiri protesta tek astiri shoqërohet klevis balliu

Sondazh

Poll