Aktualitet

Braktisi infermierinë për skuadrën e “Shqiponjave”, njihuni me vajzën që konkurroi 5 herë për t’u bërë police

7 Maj 2019, 08:55 Nga DOSJA
Braktisi infermierinë për skuadrën e “Shqiponjave”,

Tiranë- Të ndjekësh ëndrrën zakonisht nuk është lehtë. Por kështu ka vepruar efektivja e policisë Luljeta Osmani e cila tashmë është pjesë e grupit “Shqiponja”.

Luljeta Osmani braktisi infermierinë për uniformën e policit edhe pse studioi 3 vite për këtë degë.  Policia për të ishte për të pasion dhe dëshirë e madhe që prej fëmijërisë. Nga viti në vit shpresonte se do të ishte në radhët e policisë.  5 herë rresht konkurroi  fshehurazi familjes për shkollën e policisë dhe më në fund u bë fituese.

Prindërit nuk i kishte krahë në këtë sfidë të re, atë të policisë  dhe megjithatë por ishte e vendosur të ndiqte ëndrrën e saj.  Pasi mbaroi shkollën e policisë tashmë ajo është ndër të pakta vajza që i është bashkuar grupit të “Shqiponjave” dhe ndihet e lumtur.

“Thjesht kam ndjekur jetën ëndrrën time. Infermieria është një profesion shumë i pëlqyer.Unë isha mami dhe ka shumë emocione kur pret një fëmijë por kisha tjetër ëndërr.  Çdo natë kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha polic. Kam pasur gjyshin tim polic dhe u dashurova pas këtij profesioni.”, tregon ajo në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet efektivja e policisë luljeta osmani pjesë e repartit shqiponja efektivja e policisë luljeta osmani pjesë e repartit shqiponja

Sondazh

Poll