Sport

18 Shkurt 2021, 14:07 Nga DOSJA

ARGJENTINE – Duke i kërkuar Mesit një listë të personave kryesorë që e kanë ndihmuar për karrierën e tij, ai me siguri do të përfshinte Hoze Pekerman. Ish-trajneri i Argjentinës e bëri atë të luante kampionatin e tij të parë botëror. Prandaj nuk është për t’u habitur që “Pleshti” një nga gjashtë “Topat e Artë”, ia ka kushtuar mentorit të tij të vjetër. Duke folur për “TNT Sport”, trajneri argjentinas tregon disa histori kur Mesi ishte ende fëmijë, por gjithashtu analizon situatën aktuale te Barcelona.

Kombëtarja – Pekerman kujton se nuk ishte e lehtë ta bëje Leon të vishte fanellën e Argjentinës… “Ne praktikisht e vodhëm atë nga Spanja. Ne kishim video, raporte… Unë nuk isha në ekipin kombëtar në atë kohë, isha te Leganes dhe e pashë atë duke luajtur me ekipet e të rinjve të Barçës. Në atë kohë ne e kuptuam shpejt, se Spanja do ta thërriste herët a vonë. Turnetë e të rinjve të Amerikës së Jugut po afroheshin, kështu që vendimi i Leos ishte vendimtar. Dhe ai tha: “Unë jam argjentinas dhe dua të luaj për Argjentinën”. Ishte një zgjedhje zemre, por kjo dha rezultat, në një kuptim tjetër gjithashtu”.

Rinia e Mesit – Pas ndeshjeve të para me ekipet kombëtare të të rinjve, një tjetër Mesi kthehet në Barcelonë. “Pas turneut të të rinjve të Amerikës së Jugut, në kthimin e tij në Spanjë, Rajkard e thirri atë për t’u përgatitur me ekipin e parë. Një ditë, ata më telefonojnë nga klubi dhe më kërkojnë që të bisedonim. Unë u frikësova, mendova se donin të ankoheshin për diçka. Isha shumë i shqetësuar dhe kur mbërrij në vendtakim, ata më pyetën: “Çfarë i ke bërë Mesit?”. Nuk e dija se çfarë t’u thosha, por ata vazhdojnë menjëherë: “Ai është nga një planet tjetër, ne tashmë e dinim, por nuk menduam se ishte një projekt kaq afatshkurtër. Rajkard menjëherë dëshiron që ai të marrë pasaportën e komunitetit.” Ata e kishin parë atë më agresiv, kjo mendoj se ishte edhe arsyeja, për shkak se Mesi kishte luajtur në skuadër me djem, që në atë kohë kishin luajtur në divizionin e parë argjentinas, si Aguero, Di María, Lavezi, ndërsa ai kurrë nuk kishte pare nuk kishte shkelur në Primera Division në Spanjë. Por ai u adaptua shpejt dhe ndryshoi nga pikëpamja e temperamentit”.

Problemet – Tani, megjithatë, gjërat nuk po shkojnë shumë mirë te Barcelonë. “Ai nuk është i qetë, nuk është i lumtur, nuk duket mirë. Ai kishte vendosur që të largohej dhe duke pasur parasysh gjithçka që ndodhi më pas, është e qartë se ai kishte bërë zgjedhjen e duhur”. Dhe Pekerman shpjegon arsyen e këtij vendimi, nga i cili pastaj u tërhoq. “Ai ishte simboli, ose siç tha Guardiola, qershia mbi tortën e një brezi të Barcelonës, që na ka gëzuar për dhjetë vjet. Por të gjitha ciklet herët a vonë mbarojnë dhe ndonjëherë janë kampionët që vuajnë më shumë nga një rënie e tillë. Duhet të jetë një kohë shumë e vështirë, si për Leo ashtu edhe për familjen e tij dhe shpresoj që gjithçka të zgjidhet së shpejti. Në nivelin individual, e shoh mirë, ai ka akoma shumë për të dhënë”. Kush e di nëse te blaugranët, apo diku tjetër…

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport guardiola jam argjentinas leo mesi pekerman pleshti rajkard sulmuesi i barcelones guardiola jam argjentinas leo mesi pekerman pleshti rajkard sulmuesi i barcelones

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 09:58

SPANJË-Barcelona-PSG ishte një lojë shumë nervoze: jo vetëm diskutimi midis Antoine Griezmann dhe Gerard Piqué-s, por gjithashtu (siç zbuluan pamjet...