Sport

Zyrtare: UEFA, për shkak të Covid-19, pezullon garën e kampionëve të rinj

18 Shkurt 2021, 07:04 Nga DOSJA
Zyrtare: UEFA, për shkak të Covid-19, pezullon garën e

ZVICER – Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, e ka goditur keqazi kontinentin e vjetër. Në kushte të tilla, qeveria e futbollit europian, ka vendosur të anullojë kampionatin e të rinjve kampionë, “UEFA Youth League” për sezonin 2020-2021, gjë që e njoftuar nëpërmjet një komunikate.

“Komiteti fillimisht kishte vendosur vitin e kaluar të ndryshojë formatin e turneut dhe të vonojë fillimin e saj, por që nga ajo kohë masat e ndryshme të vendosura nga autoritetet shëndetësore në të gjithë Europën kanë vazhduar të evoluojnë.

Kufizimet e udhëtimeve që prekin klubet pjesëmarrëse krijojnë vështirësi të mëdha për organizimin e ndeshjeve, teksa dy klube tashmë janë tërhequr nga gara. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s theksoi se nuk ka mundësi të shtyhet më tej fillimi i garës dhe se shëndeti e siguria e lojtarëve të rinj duhet të jenë të përparësisë më të lartë.

Fatkeqësisht, kushtet për të rifilluar këtë garë ndërkombëtare për të rinj nuk janë përmbushur në rrethanat aktuale. Komiteti i Garave të Klubit UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve janë konsultuar dhe kanë ndarë idenë e anulimit të UEFA Youth League të këtij sezoni”,- lexohet në njoftimin zyrtar të UEFA-s.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport pezullohet uefa youth league pezullohet uefa youth league

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2021, 17:26

Florian Marku gati për përballjen në “Wembley”

ANGLI – Boksieri shqiptar Florian Marku do ta zhvillojë një përballje shumë të rëndësishme këtë fundjavë. Ai do të përballet me Charltonin të shtunën në “Wemble...