Sport

Shqipëri-Angli do të luhet! Qeveria britanike u jep aprovimin “Tre luanëve”, do udhëtojnë drejt Shqipërisë

18 Shkurt 2021, 09:52 Nga DOSJA
Shqipëri-Angli do të luhet! Qeveria britanike u jep aprovimin

ANGLI – Anglia do të udhëtojë drejt Tiranës, në fund të muajit mars. Vendimi është marrë nga qeveria britanike, duke bërë një përjashtim për aktivitetet e Federatës Angleze të Futbollit, duke qenë se të gjitha lëvizjet direkte nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, janë të ndaluara që nga 22 dhjetori.

Nëse do të kryhej një udhëtim i tillë, edhe me ndalesë në ndonjë shtet tjetër, do të kërkohej më pas karantinim, pas kthimit në Angli. Megjithatë, Federata Angleze e Futbollit duket se sot të ketë marrë lajmin e mirë për të bërë përjashtim për djemtë e Southgejt.

Anglia do të udhëtojë drejt Tiranës më 28 mars, për ndeshjen që do të zhvillojë për eliminatore e kampionatit botëror në stadiumin “Air Albania”. Gjithashtu kombëtares së “Tre luanëve” u duhet të shkojnë edhe në San Marino dhe Poloni.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania anglia djemte e southgejt kombetarja e tre luaneve ne mars drejt shqiperise air albania anglia djemte e southgejt kombetarja e tre luaneve ne mars drejt shqiperise

Sondazh

Poll