Sport

Brdariç me dhembje koke, Vllaznia do të udhëtojë si “gjysmagjel” drejt Korçës

18 Shkurt 2021, 10:50 Nga DOSJA

SHKODER – Një situatë krejt e paparashikuar në radhët e skuadrës shkodrane, në prag të ndeshjes me Skënderbeun, që do të luhet të dielën, në orën 13:00 në stadiumin e qytetit të Korçës. Në radhët e skuadrës së Vllaznisë do të mungojnë jo pak, por plot pesë lojtarë titullarë, të cilët e kanë bërë me dhembje koke trajnerin Brdariç.

Mungesat më të shumta janë në repartin e mbrojtjes. Pas Eni Imami, Aleksandar Isaevski, Demir Imeri dhe Herald Markut të sigurtë, me gjasa, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Brdariç edhe Mevlan Adili, sipas “Panorama Sport”. Ai ka munguar në stërvitje për shkaqe fizike.

Kësisoj, edhe pse ka edne tri ditë nga përballja me Skënderbeun, sirenat e alarmit kanë rënë. Trajneri Brdariç duhet të mendojë për ta zgjidhur problemin, pasi Vllaznia duket se do të udhëtojë drejt Korçës si “gjysmagjel”, ku fitorja është opsioni i vetëm për shkodranët.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport skenderbeu skuadra shodrane trajneri brdaric transferta drejt korces vllaznia skenderbeu skuadra shodrane trajneri brdaric transferta drejt korces vllaznia

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 09:58

SPANJË-Barcelona-PSG ishte një lojë shumë nervoze: jo vetëm diskutimi midis Antoine Griezmann dhe Gerard Piqué-s, por gjithashtu (siç zbuluan pamjet...