Sport

VIDEO / Porto shtang Juventusin, goli i Kiezës nuk mjafton

17 Shkurt 2021, 21:06 Nga DOSJA
VIDEO / Porto shtang Juventusin, goli i Kiezës nuk mjafton

PORTUGALI – Në ndeshjen tjetër në Portugali, vendasit e Portos presin Juventusin e Andrea Pirlos, i cili vazhdon të mos jetë në një periudhë të mirë dhe këtë gjë e tregon edhe në këtë ndeshje, ku pësojnë golin që në minutën e dytë të takimit.

Gafë e mbrojtjes së kampionëve të Italisë dhe aty përfitoi Mehdi Taremi. Sulmuesi iranian dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh. 1-0 për Porton.

Me fillimin e pjesës së dytë vendasit dyfishojnë avantazhin në 2-0. Asistin e Manafa e shfrytëzon mjaft mire Marega dhe vendos qetësinë e udhëheqjes së takimit

Në mbyllje të ndeshjes, kur dukej se gjithçka shkonte drejt përfundimit me ato shifra, Kieza mundohet t’i prish qetësinë vendasve dhe t’i ngjall shpresën Juventusit me golin e shënuar saktësisht në minutën e 82-të.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 17 Shkurt 2021, 17:26

Florian Marku gati për përballjen në “Wembley”

ANGLI – Boksieri shqiptar Florian Marku do ta zhvillojë një përballje shumë të rëndësishme këtë fundjavë. Ai do të përballet me Charltonin të shtunën në “Wemble...