Sport

Festivali i Sanremos, Ibrahimovic do të stërvitet i vetëm në Riviera dhe do të udhëtojë vetëm për ndeshjen

18 Shkurt 2021, 10:48 Nga DOSJA
Festivali i Sanremos, Ibrahimovic do të stërvitet i vetëm në

MILANO-Prania e Zlatan Ibrahimovic si një i ftuar special gjatë Festivalit Sanremo ka ngritur disa dyshime dhe polemika duke pasur parasysh angazhimet që ka sulmuesi me Milanin. Amadeus, prezantuesi i festivalit ka shpjeguar se sulmuesi suedez do të qëndrojë gjithë javën në Sanremo dhe do të stërvitet atje, për t’u rikthyer në Milano vetëm për ndeshjen ndaj Udineses dhe më pas sërish në festival.

“Ai do të stërvitet në Riviera gjatë gjithë javës, me përpikmëri si gjithmonë. Kampionë si ai dinë të menaxhojnë veten e tyre, ai ka disiplinë shembullore. Tifozët nuk shqetësohen “.Vendimi i Ibrës për t’iu bashkuar Sanremo-s këtë edicion është kritikuar nga trajnerë të ndryshëm, të cilët kanë deklaruar se një lider në dhomat e zhveshjes nuk mund të lërë skuadrën dhe të marrë pjesë në një spektakël për një javë të tërë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan sanremo ibrahimovic milan sanremo

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 09:58

SPANJË-Barcelona-PSG ishte një lojë shumë nervoze: jo vetëm diskutimi midis Antoine Griezmann dhe Gerard Piqué-s, por gjithashtu (siç zbuluan pamjet...