Sport

Kapiteni i kuqezinjve të koshit me Covid, Shima një “tifoz” më tepër pranë TV!

18 Shkurt 2021, 10:22 Nga DOSJA

TIRANE – Kapiteni Gerti Shima, do të jetë një mungesë e madhe për kombëtaren tonë kuqezi të basketbollit për meshkuj, në ndeshjen e sotme ndaj Qipros për paraeliminatoret e Botërorit 2023. Madje ai nuk do të jetë në parketin e lojës edhe për takimin ndaj Bjellorusisë, që do të zhvillohet pas dy ditësh, po në Qipro.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë basketbollisti ynë i njohur Shima, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, njofton se ka rezultuar i infektuar nga Covid-19 dhe në bazë të protokollit mjekësor, është vetizoluar.

“Ne ndeshjen e sotme, per raundin e trete te para eliminatoreve te boterorit 2023, une nuk do mund te luaj kunder ekipit te Qipros, sikurse nuk do mund te luaj as kunder ekipit te Bjellorusise ne date 20 shkurt!

Nga testimet e perseritura per virusin Covid, vetem une nga i gjithe stafi i perfaqesues shqiptare, kam rezultuar pozitiv!

Ne keto kushte, do te ndjek i karantinuar ekipin tone nga TV duke shpresuar dhe uruar se Shqiperia sot do te perserise te njejtin sukses kundrejt Qipros:

Fitore te njejte si ne ndeshjen e pare te zhvilluar ne Shqiperi!”,- shkruan në rrjetet sociale kapiteni i kombëtares kuqezi të koshit, Gerti Shima.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 gerti shima kapiteni i kombetares se koshit covid-19 gerti shima kapiteni i kombetares se koshit

Sondazh

Poll

Sport 18 Shkurt 2021, 09:58

SPANJË-Barcelona-PSG ishte një lojë shumë nervoze: jo vetëm diskutimi midis Antoine Griezmann dhe Gerard Piqué-s, por gjithashtu (siç zbuluan pamjet...