EkonomiPolitike

Air Albania/ Ku vajti premtimi i socialistëve për të çuar ‘Imzot’ Nolin në Nju Jork? Media: Lasgushi është kthyer në Turqi

Ende nuk dihet e vërteta, por që në momentin e parë kur Air Albania nisi punë, nuk munguan spekulimet se bëhej fjalë për një ‘flluskë’.
Featured image of article: Air Albania/ Ku vajti premtimi i socialistëve për të çuar ‘Imzot’ Nolin në Nju Jork? Media: Lasgushi është kthyer në Turqi Kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse të ceremonisë së inagurimit të avionit të Air Albania

Lajme të këqija vijnë nga Zvicra, atje ku një portal i specializuar në fushën e aviacionit, Ch-Aviation, thotë se avioni Lasgush i Air Albania është rikthyer në Turqi.

Shkrimi i portalit zviceran për Air Albanian

Ende nuk dihet e vërteta, por që në momentin e parë kur Air Albania nisi punë, nuk munguan spekulimet se bëhej fjalë për një ‘flluskë’.

Air Albania u propagandua si e para linjë ajrore shqiptare, që do të hynte në tregun shqiptar me standarte dhe çmime të konkurrueshme. Në bordin e Lasgushit hipën gazetarë, politikanë, pensionistë dhe artistë, dhe ende nuk dihet me siguri çfarë ka ndodhur.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në mbërritjen e Lasgushit në Tiranë tha se mbërritja e avionit ishte një emocion tejet i veçantë pasi u përmbush një ëndërr, e cila dukej e pamundur. Por s’u ndal me kaq. Kryeministri tha se ambicia e socialistëve ishte linja Tiranë-New York me një avion që do mbante emrin e Fan S. Noli.

Për ne që jemi të këtij vendi, shqiponja është gjëja e parë që mendojmë sapo mendojmë për fluturimin. Zgjodhëm që shqiponjave tona t’u vëmë emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi, tjetri është Migjeni, ambicia jonë është që të çojmë nga Tirana në New York imzot Nolin.

Edi Rama, kryeministër, deklarata më 14 shtator 2018

Shto Koment