Politike

Kreu i PSD-së Ëngjëll Bejtja i përgjigjet Yuri Kim: Shqipëria bazohet në institucione e ligje, asgjë s’e pengon Tom Dos

17 Shkurt 2021, 18:31 Nga DOSJA
Kreu i PSD-së Ëngjëll Bejtja i përgjigjet Yuri Kim:

TIRANË– Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate, Ëngjëll Bejtja u shpreh se ligji vendas nuk e pengon Tom Doshin që të kandidojë në zgjedhje. I ftuar në studion e lajmeve të “News24”, Bejtja u pyet për deklaratat e ambasadores Yuri Kim dhe tha se nuk dëshiron të thotë që e ardhura e SHBA-ve në Shqipëri, nuk ka të drejtë, por që Shqipëria bazohet në institucione.

Referuar kandidimit të Doshit, Bejtja tha se Tom Doshin nuk e pengon ligji vendas për të kandiduar. Ai shtoi më tej se në një vend, kur një person kërkon të dalë mbi institucionet, referuar ambasadores Kim, gjërat nuk janë mirë.

“E kam parë me një lloj simpatie angazhimin e ambasadores në jetën politike të vendit, si përfaqësuese e një miku të Shqipërisë. Jo në çdo rast duhet ndjekur rruga ekstra-ligjore. Por, ne jemi të detyruar të respektojmë legjislacionin e vendit. Nuk dua të them që SHBA-ja apo ambasadorja nuk ka të drejtë për atë që ngre, por në këtë rast vendosin institucionin. Kur në një vend personi është mbi institucionet, punët nuk janë mirë. Ligji vendas nuk e pengon zotin Doshi të kandidojë. Ne jemi të detyruar të respektojmë vendimet e institucioneve të shtetit shqiptar. Përsa kohë ato e çertifikojnë zotin Doshi apo dikë tjetër, ku është problemi?”- tha Bejtja.

PSD-ja tashmë është regjistruar me kryetar Ëngjëll Bejtja, por kjo gjë do të jetë e përkohshme. Vetë Tom Doshi tha dy ditë më parë se kryetar i asaj partie është vetëm ai dhe se kanë zgjedhur anëtarët e partisë, por ligjërisht kjo gjë do të ndodhë pas datës 19 shkurt. Arsyet e kalimit të pronësisë së partisë nga Doshi tek Bejtja janë ende të panjohura, por periudha e ndryshimit të kryetarit përkon me deklaratat e para të ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos lejuar të inkriminuarit në zgjedhje. (Lexo këtu pikënisjen e përplasjes Yuri Kim-Tom Doshi).,

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike engjell bejtja ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim engjell bejtja ndalimi i tom doshit ne zgjedhje tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll