Politike

Spiropali e bindur: Punë të mëdha në Shqipëri bën vetëm Edi Rama!

17 Shkurt 2021, 13:22 Nga DOSJA
Spiropali e bindur: Punë të mëdha në Shqipëri bën

TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar edhe njëherë ardhurim që ka për kryetarin e Partisë Socialiste, dhe njëherazi kryeministrin Edi Rama. 

E ftuar në studion e ABC, për njeriun të cilin e ka cilësuar si “Skënderbe”, Spiropali sot shtoi se punët e mëdha në Shqipëri mund t’i bëjë vetëm Edi Rama. Duke përmendur këtu fondet e siguruara për rindërtimin, vaksinat dhe menaxhimin e situatës pas tërmetit.

“Shqipëria dhe Serbia janë të vetme vende që kanë nisur vaksinimin në rajon. Serbia i ka marrë nga Kina. Ne kemi zgjedhur të mos i marrim nga këto vende. Rindërtimi është projekt që kalon 1 mln euro. Ata kanë një kryetar partie që ka dëshmuar që punët që ka bërë i ka bërë se dikush e ka katapultuar. Nuk mund të presësh nga një njeri të bëjë punë të tilla. Punë të tilla mund t’i bëjë vetëm Edi Rama. Unë ua thashë linjën e rindërtimit. Po ndërtohet me një shpejtësi rekord. Ne tërmetin, një fatkeqësi të madhe e kemi kthyer në mundësi. Ata edhe mundësitë i kanë kthyer në fatkeqësi. Aeroporti i Kukësit është një vepër e jashtëzakonshme për verilindjen e Shqipërisë. Se thonë nuk investojnë këta në veri se nuk e duan veriun. Por projekti më i madh është në veri”, tha Spiropali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali edi rama elisa spiropali

Sondazh

Poll