Politike

Veliaj: Monika do i nxirrte vaksinat në treg të zi, Basha fle gjumë në orën katër

17 Shkurt 2021, 15:28 Nga DOSJA
Veliaj: Monika do i nxirrte vaksinat në treg të zi, Basha fle

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj, ditën e sotme në një takim që ka bërë me qytetarët, ka thënë se nëse po të ishim në të njëjtën situatë dhe vaksinimi do të drejtohej nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, dozat do të kishin përfituar në treg të zi. 

Po ashtu ai ka ‘sulmuar’ dhe kreun e opozitës Lulzim Basha duke thënë se ky i fundit nuk mund ta menaxhonte situatën e tërmetit pasi sipas tij ai në orën 4 të mëngjesit kthehet në krahun tjetër për të fjetur. 

“Imaginoni sikur të ishim në një situatë, sikur vaksinimin ta drejtonte Ilir Meta me Monikën. Do të kishin përfunduar të gjithë vaksinat në treg të zi. Imagjinoni, se e mirë nuk ka fund, por edhe e keqja s’ka fund. Imagjinoni sikur të jetë një situatë dhe tërmetin ta menaxhonte Lulzim Basha, i cili në orën katër kthehet nga ana tjetër dhe jo më të ngrejë shtetin në këmbë. Kemi patur situata shumë më banale dhe shteti ishte në mungesë, imagjinoni çfarë mund të bëjnë këta njerëz, po të kenë frenat e shtetit në dorë.”- ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj lulzim basha monika kryemadhi erion veliaj lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll