Politike

Basha i kthehet Ramës me fjalët e Lincoln: Kupa është mbushur, shqiptarët nuk gënjehen më

17 Shkurt 2021, 16:51 Nga DOSJA
Basha i kthehet Ramës me fjalët e Lincoln: Kupa është

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se shqiptarët nuk mund të gënjehn gjithmonë dhe se premtimet e kryeministrit Edi Rama, kanë ngelur në vend numëro.

Përmes një videoje, me fjalët e Abraham Linkoln, Basha thekson se shqiptarët kanë kërkuar një kryeministër, por kanë përfunduar me një sharlatan.

Sipas tij, pas 25 prillit, do të fitojë Shqipëria dhe Rama nuk do të gajaset më.

“Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”. Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan. Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria,”- thuhet në vieon e publikuar nga Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll