Politike

“Shqipëria në ndërtim e sipër”, Rama publikon FOTOT: Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë

17 Shkurt 2021, 15:13 Nga DOSJA
“Shqipëria në ndërtim e sipër”, Rama publikon

TIRANË- Kryeministri Rama, nëpërmjet një statusi që ka shpërndarë në rrjetet sociale, ka treguar se pse ai duhet ta marrë një mandat të tretë.

Në rrjetin social ‘Facebook’ ai ka ndarë dy foto, të banesës së shembur të një poçari në Farkë,  ku në njërën foto tregohet shtëpia e shembur dhe në foton tjetër  është po ajo shtëpi por e rindërtuar.

Kryministri thotë se i duhet një mandat i tretë pasi sipas  tij ashtu si shtëpia e rindërtuar  edhe Shqipëria është në ndërtim e sipër.

Postimi i Ramës:

Dy pamjet e psesë së Mandatit të Tretë

Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo

Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë…

Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll